E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder – Inter: Lamtumirë apo strategji?

Sipas të përditshmes spanjolle “Marka”, Shanjader ka deklaruar se “ Do luftoj për të qëndruar tek Reali i Madridit”. Dhe deklarata e tij vjen menjëherë si një kundërpërgjigje e deklaratës së djeshme Moratit që e cilësonte jo të domosdoshme blerjen e holandezit. Por thelbi i çështjes duket se Interi nuk dëshiron t’i ofrojë më shumë dhe holandezi përpiqet të marrë maksimumin nga ky transferim.

Shnajder konsiderohet mjaft i vlefshëm për teknikun zikaltër Mourinjo, ndërsa në Madrid mundësia për të luajtur titullar duket thjesht e pamundur. Megjithatë holandezi nuk dorëzohet dhe deklaron se “do luftoj për të qëndruar. Di që Pelegrini ka konsideratë për mua dhe kjo më jep motivim.”

Këto ditë do të shikojmë nëse këto deklarata të holandezit janë për të marrë një pozicion definitiv në Madrid apo një strategji për të përfituar pagën më të lartë të mundshëm tek Interi, gjithsesi me shumë gjasa ekipi i tij i ardhshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›