Duka bekon sezonin e ri futbollistik
Presidenti i “qeverisë’ së futbollit ka ururar tërë komunitetin e futbollit për një vit sa më të mbarë dhe të seksesshëm. “Rikthimi i futbollit, pas pauzës së verës, është ngjarja më e mirëpritur këto ditë. Sepse kur kthehet futbolli, është kthyer gazi dhe hareja e lojës më të bukur në botë. Eshtë kthyer spektakli dhe sfida për të gjithë ne. Prandaj e diela është një ditë krejtësisht e veçantë,”- është shprehur Duka.
Sipas presidentit të federatës, komuniteti i futbollit ka punuar dhe punon çdo ditë për të rritur shkallën e kualifikimit, për të zbuluar elementë të rinj dhe për ta bërë lojën sa më interesante dhe të vërtetë.
“Paralelisht me këtë, ne do të punojmë së bashku, për statusin ligjor të klubeve dhe përsosjen e strukturës së tyre. Këto do të jenë prioritete në punën tonë gjatë kësaj periudhe. Federata Shqiptare e Futbollit është përpjekur dhe do të përpiqet në mënyrë të veçantë që në këtë edicion të ri futbollistik të ruajë vlerat e lojës dhe ta mbrojë atë nga faktorë të jashtëm, që s’kanë asnjë lidhje to,”- përfundoi Armand Duka.