Shoferë të dehur dhe droguar, policia rrugore vendos mbi 8 mijë gjoba në Tiranë

Shoferë të dehur dhe të droguar janë ndaluar dhe arrestuar nga policia në rrugët e kryeqytetit e cila përgjatë javës që lamë pas ka vendosur mbi 8 mijë gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve.
Shkelja më e përsëritur është mosvendosja e rripit të sigurimit, me 1158 gjoba, ndjekur nga përdorimi i celularit gjatë drejtimit që në shifra është baraz për mosdhënie përparësie të këmbësorëve, në vija të bardha, janë 468 drejtues të ndëshkuar.
Policia vë në pah se ka një mosbindje nga drejtuesit e motomjeteve në vendosjen e kaskave mbrojtëse, duke prerë 446 gjoba.
Dy herë më pak në vlera, por shifrat flasin për 203 drejtues që i kanë dhënë makinës mbi shpejtësinë e lejuar. 5 drejtues u arrestuan në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur; 2 nën efektet e përdorimit të lëndëve narkotike , ndërsa 4 për veprën e korrupsionit aktiv.
Sakaq në autostradën Milot-Morinë, me një fluks të shtuar gjatë sezonit veror, gjatë 2 javëve të para të korrikut, shërbimet e policisë rrugore, ndëshkoi 144 drejtues me shpejtësi mbi 150 km/h.
Ndërsa vëmendje tërhoqi një mjet audi a8 që gati fluturonte me 205 km/H në rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100km/h.
Gazetare: H. Dyrmishi
/rtsh.al/