E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferët grekë sulmojnë një autobus shqiptar, i thyejnë xhamat

Një autobus shqiptar i linjës Shqipëri- Greqi është sulmuar nga disa shoferë grekë. Mësohet se shoferët grekë i kanë thyer xhamat autobusit shqiptar, por për fat nuk ka pasur të lënduar. Sulmi i shoferëve grekë ka ndodhur në momentin kur autobusi po pushonte në Konicë.

Policia thotë se ka identifikuar rreth 20 shoferë grekë të shoqërisë KTEL, që kanë sulmuar autobusin.

Shoferët e kësaj shoqërie protestuan para pak ditësh, duke bllokuar pikën kufitare të Kakavijës. Ata ankohen për konkurrencë të pandershme nga pala shqiptare.

KTEL është shërbimi kryesor i transportit publik ndërqytetas në Greqi. 80 përqind e transportit të pasagjerëve realizohet nga kjo kompani.

Ndërkohë pritet që së shpejti të ketë një vendim nga ana e qeverisë greke për linjat e autobusit Shqipëri- Greqi dhe anasjelltas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›