Shqipëria dënon vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi

Presidenti Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan, ku shpreh ngushëllimet për vrasjen e ambasadorit Christopher Stevens, dhe tre anëtarëve të stafit të tij, pas sulmit mbi misionin diplomatik.
“Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta! Duke shprehur indinjatën time më të thellë për këtë ngjarje shumë të shëmtuar, shpresoj që pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë”, shkruhet më mesazh.
Për vrasjen reagoi edhe kryeministri Sali Berisha, i cili i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Duke dënuar këtë akt me ashpërsinë më të madhe, Kryeministri Berisha i shpreh Presidentit Obama, familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit amerikan, ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e madh për këtë humbje të rëndë.
“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar e barbar ndaj Ambasadorit Stevens dhe tre punonjësve të Ambasadës Amerikane dhe ju shpreh Ju, familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit tuaj, ngushëllimet më të sinqerta, ndjenjat më të thella të simpatisë e solidaritetit, për këtë humbje të rëndë, si dhe mbështetjen më të plotë në luftën kundër terrorizmit në botë. Qeveria shqiptare shpreh bindjen se, nën udhëheqjen tuaj të vendosur, monstrat terroriste të Al Qaedes që kryen në Bengazi aktin primitiv terrorist dhe falanga e tyre kudo në botë, do të marrin nga SHBA-të dhe vendet e lira ndëshkimin kapital që meritojnë”, thuhet në reagim.
Për ngjarjen reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e cila thekson se, akte të tilla barbare janë krime të shëmtuara dhe në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare, që rregullon veprimtarinë dhe mbrojtjen e personelit diplomatik e konsullor. "Siç del nga informacionet e deritanishme, sulmi kundër selisë diplomatike dhe personelit të saj, ka nisur dhe është motivuar nga spekulime e disinformacione, që kanë për qëllim të cenojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin, tolerancën midis feve të ndryshme. Autoritetet libiane kanë përgjegjësinë e madhe që të gjejnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë së ligjit", thuhet në këtë deklaratë. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë shpreh mbështetjen dhe solidaritetin me popullin amerikan në këtë moment të rëndë dhe u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të rënëve në krye të detyrës.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, e konsideroi barbar sulmin ndaj qytetërimit demokratik, siç e cilësoi ai. “Ky sulm ishte një barbari kundër qytetërimit demokratik, shpërthim i një vizioni obskurantist i cili si alternativë ndaj lirisë, drejtësisë e demokracisë ofron dhunën e verbër, urrejtjen e marrjen e jetëve të pafajshme. Në këto momente të dhimbshme dëshiroj t’Ju shpreh miqve e partnerëve tanë amerikanë, por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet tona më të sinqerta. Por dëshiroj po ashtu të shpreh me më shumë forcë se kurrë solidaritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar krah tyre në çdo fushëbetejë kundër errësirës”, tha Rama. /Start/
2012-09-12 17:33