Shoferi 100-vjeçar hipën në trotuar, shtyp 11 veta

Shoferi 100-vjeçar Preston Karter
Një shofer 100-vjeçar ka përplasur makinën në një trotuar dhe ka goditur 11 persona, përfshirë edhe 9 nxënës shkolle fillore. Shoferi i moshuar po kalonte në pjesën jugore të Los Anxhelosit të mërkurën, sapo kishte përfunduar mësimi. Katër nga fëmijët janë në gjendje të rëndë, por mjekët janë optimistë për jetën e tyre. Disa nga viktimat kanë mbetur poshtë kadillakut blu, deri kur kalimtarët kishin mbërritur ti ndihmonin. Policët e identifikuan shoferin si Preston Karter. Pas përplasjes, 100-vjeçari kishte folur me gazetarët, duke deklaruar se kishte patentë të rregullt dhe më 5 shtator mbushte 101 vjeç. Mu këputën frenat, makina doli jashtë kontrollit, tha ai, duke këmbëngulur se ishte plotësisht në gjendje të ngiste mjetin.