Shoferi grek ndjese familjeve te viktimave Me mire te kisha vdekur
Gjykata e rrethit Fier ka lene ne burg drejtuesin e autobusit te vdekjes duke refuzuar 10 mije euro garanci pasurore qe ai dha ne kembim te hetimit ne gjendje te lire. As falja dhe as meshira e kerkuar prej Tsogas nuk e ka dyjezuar trupin gjykues te kryesuar nga gjyqtari Roland Jaupaj.
Ka qene prokurori i ceshtjes Genci Mane ai qe ka sjelle edhe nje here ne kujtese tragjedine e ndodhur ne aksin rrugor Fier ndash Tepelene ku ne fshatin Ziaj te Komunes Fratar te rrethit Mallakaster rreth ores 2000 te se henes se shkuar autobusi i linjes Tirane ndash Athine qe drejtohej nga 57-vjecari Tomas Tsogas me vendbanim ne fshatin Avgo te Janines. Si rezultat i humbjes se kontrollit dhe rrezimit te mjetit nga nje lartesi 80 metra gjeten vdekjen 9 pasagjere dhe u plagosen 41 te tjere. Sipas prokurorit i arrestuari eshte shkaktar i aksidentit te rende. Perfaqesuesi i akuzes tha se shoferi grek nuk kishte tentuar te frenonte apo te manovronte gjate aksidentit. Prokurori e fajesonte ate per gjithcka ka ndodhur dhe ka kerkuar masen e vleftesimit arrest ne burg. Akuza qe rendon mbi shtetasin grek eshte ajo e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. I menjehershem ka qene reagimi i avokatit mbrojtes Medi Luka i cili qe ne fillim ka kerkuar ndjese ne emer te klientit dhe familjes se tij per te gjithe viktimat e aksidentit duke shprehur ngushellime. Luka ka thene se ky eshte nje konstatim i nxituar i akuzes dhe ka risjelle ne menyren e tij ngjarjen duke theksuar rrethanat dhe faktoret qe kane ndikuar. Mua me duket disi i nxituar dhe i pabazuar konstatimi i prokurorit per ekzistencen e manovrimit ne momentin e aksidentit dhe per kete dua te theksoj se ne momentin e aksidentit klientit tim i ka dale perpara nje maune e cila i ka zene pjesen me te madhe te rruges. Pervec kesaj duhet pasur parasysh se rruga ne kete aks rrugor eshte e ngushte pa sinjalistike pa bordure mbrojtese dhe e lagesht nga reshjet. Klienti im ka ardhur ate dite nga Greqia per te marre pasagjeret dhe eshte kthyer serish per ne Athine dhe kjo vlen per te mesuar gjendjen e tij fizike ka thene avokati i cili me pas ka dhene garanci pasurore 10 mije euro dhe duke garantuar se do te paraqitet sa here te kerkohet per vijimesine e hetimeve.
Vete shoferi grek ka kerkuar falje U kerkoj falje publike te gjitha viktimave te aksidentit dhe familjeve te tyre. do te doja te isha une me mire viktima se ata ka thene shoferi grek i cili fliste nepermjet perkthyeses Anila Haxhiu.
Policia e Shtetit nxori si shkak te aksidentit te rende mungesen e vemendjes nga ana e shtetasit grek kjo ka cuar ne humbjen e kontrollit te automjetit dhe per pasoje autobusi qe ishte nisur drejt Greqise ka dale nga rruga duke rene nga nje lartesi e madhe. Kontrolli autoteknik zbuloi se nuk ka pasur defekt ne sistemin e frenimit se autobusi levizte brenda shpejtesise se lejuar ndersa sipas policise drejtuesi i mjetit nuk ka qene i dehur. Ne kete menyre u arrit ne perfundimin se humbja e kontrollit ka qene shkaku i aksidentit.