E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre gjermanet e droges transferohen ne vendlindje

Vendimi

Gjykata e Tiranes ka pranuar kerkesen e prokurorise per te transferuar ne vendlindje tre gjermanet e arrestuar ne Shqiperi per trafik droge. Daniel Englert dhe cifti Franc e Rexhina Kiacek dorezuan ne gjykate nje kerkese nepermjet se ciles shfaqnin deshiren per tu transferuar ne burgjet e vendit te tyre. Ceshtja u shqyrtua nga gjyqtari Shkelqim Mustafa dhe pas shqyrtimit togat e zeza vendosen pranimin e kerkeses. Tre gjermanet u arrestuan me 1 maj te vitit te kaluar ne tentative per te kaluar ne Greqi 40 kg heroine. Englert u denua me 14 vite burg duke u cilesuar si organizatori dhe bleresi i heroines. Franc dhe Rexhina Kiacek u denuan secili me nga 11 vjet burg. Cifti kishte pranuar nga Englert qe kundrejt nje shume te caktuar te transportonin drogen nga Shqiperia ne Greqi ne Itali dhe ta transportonin me pas ne Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›