E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Athines denon Alket Rizain

Dosjet Shqiptari kercenoi prokurorin e ceshtjes Do te perballeni me terroristet

Ju do te perballeni me terroristet lsquoSehta Epnastaton. Do ta shikoni. Ka deklaruar Alket Rizai menjehere pasi gjykata dha vendimin per te dhe bashkepunetoret qe e ndihmuan te arratisej nga burgu i Koridhalose me 22 dhjetor te vitit 2009. Madje per te shprehur indinjaten ndaj prokurorit ai ka leshuar drejt tij nje leter te bere shuk. Mediat greke raportojne se avokati mbrojtes i Rizait nuk u pajtua me veprimin e klientit ndaj dhe nuk kane vonuar te dilnin nga goja e tij fjalet e ndjeses per perfaqesuesin e akuzes Jani Agjeli. Pas marrjes se plot 25 vjet dhe 10 muaj denim Alket Rizai eshte degjuar tu thoshte policeve qe te coheshin e ta shoqeronin menjehere per ne qeline e tij pasi nuk kishte se cte degjonte me. I mahnitur mbeti nga reagimi i Rizait edhe avokati i tij Sakis Kehagioglu i cili u detyrua te denoje sjelljen e klientit te tij dhe i kerkoi falje trupit gjykues.

Gjykata ka dhene denimet edhe per bashkepunetoret e Rizait.

Keshtu Aspasia Mitropia u denua me 13 vjet e 5 muaj burg por togat e zeza duke marre parasysh problemet serioze te shendetit te nje prej dy femijeve te mikeshes se Alket Rizait dhe faktin qe femijet tashme jetonin me gjyshen e tyre vendosi qe perfundimisht ajo te kryeje vetem 10 vjet burg. Efi Stefani kusheri i larget i Alketit do te kryeje 7 vite denim ndersa per te fejuaren e ketij te fundit 15 muaj burg me kusht qe te mos kryeje ne tre vjet asnje veper tjeter penale.

Burgut i ka shpetuar edhe Krisanthi Anagnostopulos makina e te cilit ishte perdorur nga te arratisurit prej burgu pak pasi ata kane zbritur nga helikopteri. Ai u denua me nje vit burg me kusht dhe 1 mije euro gjobe. Gjykata urdheroi te mos llogaritet si kohe ndalimi periudha nga momenti i arratisjes deri ne arrestimin e Valil Paleokostas.

Ne shkurt te vitit 2009 u arratisen per dyten here brenda tre vjetesh nga burgu i sigurise se larte te Athines shqiptari Alket Rizai dhe greku Vassilis Paleokostas. Arratisja spektakolare kishte te njejtin skenar me ate te vitit 2006. 43-vjecari Paleokostas dhe 35-vjecari Rizai u arratisen me helikopter nga burgu i Koridhalose ku vuanin denimin per vrasje. Shteti fqinj u shokua nga kjo ngjarje dhe forca te shumta policie u vune ne ndjekje te tyre.

Autoritetet policore gjeten helikopterin te braktisur ne periferi te Athines ndersa piloti u gjet i lidhur dhe syte te mbyllur me fasho. Ne deshmine e tij ne polici kishte thene se helikopteri ishte kerkuar nga nje cift i cili kishte deklaruar se do te benin nje shetitje. Helikopteri ishte marre me qira nga cifti disa here para se te ndodhte arratisja. Per ngjarjen e ndodhur gjykata denoi me burg dy nga pese gardianet e burgut Koridhalo te Athines. Shefi i gardianeve u denua me tre vite burg dhe gardiani i sherbimit me gjashte muaj burg. Policia greke e arrestoi Alket Rizain me 16 nentor te vitit 2009 ne veri te Athines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›