E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi humb kontrollin, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnjë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnjë. Një kamion i ngarkuar me miell ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, fatmirësisht pa pasoja të rënda, vetëm dëme materiale.

Gazetarja Anila Sefa raportoi për RTSH se drejtuesi i kamionit ka deklaruar se ka humbur kontrollin në hyrje të rrethrrotullimit për shkak të lagështirës, duke rrëshqitur dhe mos arritur ta mbajë në korsi mjetin. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe ka disiplinuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas të dhënave, kjo zonë ka një numër të lartë të aksidenteve për shkaqe të ndryshme, shpesh edhe me fatalitete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›