Shoferja që sfidoi shtetin arab, vdes në aksident
Share
Një grua, që sfidoi ligjin që ndalon gratë shofere në Arabinë Saudite, vdiq në një aksident rrugor.
Një tjetër u plagos nga përplasja në të vetmin vend në botë ku femrat janë të ndaluara që të ngasin makinën.
Një zëdhënës i policisë tha se një grua u vra menjëherë dhe një tjetër u dërgua në spital për trajtim.
Ato po ktheheshin në shtëpi kur ndodhi aksidenti.
Vdekja e saj vjen pasi një numër gjithmonë e në rritje grash po sfidojnë ndalimin e qarkullimit me makinë. Fushatën për diçka të tillë e kishte nisur viktima Manal Al Sherif. Kjo e fundit ishte arrestuar dhe u mbajt 10 ditë në burg për shkak se postoi në YouTube një video ku shfaqej ajo duke i dhënë makinës.