E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokon çifti pakistanez, djegin të bijën me acid sepse pa një djalë (FOTO)

Pakistan- Një çift pakistanez është arrestuar mbi dyshimet se vranë vazjën e tyre 15-vjeçare me acid, pasi thonë se ajo pa një djalë.

Babai i vajzës i tha BBC-së se ata kishin frikë se ajo do të sillte turp mbi familjen e tyre. Nëna e  saj tha se ishte fati i saj të vdiste në këtë mënyrë.

“Ishte një djalë i cili erdhi mbi një motor. Ajo (Anusha) u kthye për të parë atë dy herë. Unë i thashë më parë të mos e bëbte këtë, sepse është e gabuar. Njerëzit flasin për ne, sepse vajza jonë më e madhe veproi në të njëjtën mënyrë”,- tha ai.

Zaheen, nëna e saj i përshkroi kështu pasojat: ” Ajo më tha se nuk e ka bërë me qëllim, e se s’do ta shikonte përsëri. Por unë ia kisha hedhur acidin. Ishte fati i saj të vdiste në këtë mënyrë”.

Prindërit vrasës

Çifti u arrestua në Kashmir të Pakistanit, javën e shkuar. Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistan raportoi se 943 gra u vranë për nder vitin e kaluar. Kjo përfaqëson një rritje prej më shumë se 100 që nga viti 2010.

Policia thotë se incidenti ndodhi në një fshat të largët në rrethin jugor të Kotlit. Ata thonë se çështja u soll në vëmendjen nga vajza më e madhe e çiftit. Vajza, e njohur vetëm si Anusha, u gjet me djegie në mbi 60% të trupit të saj.

Babai Anusha-s është raportuar ta ketë marrë vajzën e tij brenda, rrahur dhe pastaj derdhur acid mbi të me ndihmën e gruas së tij. Zyrtarët thonë se çifti nuk e ka çuar vajzën e tyre në spital deri në mëngjesin tjetër.

Çifti thotë se vajza tjetër e kishte poshtëruar familjen dhe se ata nuk duan të jenë të përbuzur përsëri. Në mars qeveria e Pakistanit në Kashmir vendosi sulmin me acid në rangun e veprave penale të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Vajza pakistaneze

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›