E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani sot me partitë parlamentare, diskutohet data e zgjedhjeve

Tiranë- Dita e sotme shënon fillimet e bisedimeve mes presidentit Nishani dhe krerëve të grupeve parlamentare të partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme të 2013-ës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidendës, presidenti do të nisë sit takimet në mesditë rreth orës 10:00, duke nisru fillimisht me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Pas 60 minutave, kohë kjo e rezervaur Patozit, në selinë e presidencës do të ngjitet kreu I grupit paralmentar të PS-së Gramoz Ruçin.

Në mesditë (ora 12:00), axhenda e takimeve do të vijojë me kryetarin e grupit të LSI-së, Lefter Koka, më pas me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu (ora 13:00), me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule (ora 14:00) dhe për t’u mbyllur me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi (ora 15:00).

Kodi zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, në mars-qershor dhe në shtator-nëntor.

Sipas nenit 8 të ligjit zgjedhor: “Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”.

Ndërsa në pikën 1, neni 9 të kodit thuhet se “data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit”

Legjislatura aktuale e Kuvendit ka nisur më 6 shtator dhe 6 shtatori 2013 shënon mbarimin e mandatit të parlamentit. Sipas Kodit zgjedhor, Presidenti i Republikës duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›