Investimet, nje arterie e re per Tiranen pas 23 vjetesh projekt Sonila Isaku
Trafiku ne zonen e Berrylit por edhe tek "Rruga Bardhyl" ne kryeqytet, do te pesoje shume shpejt nje clirim pas perfundimit te afert te punimeve ne rrugen "Hasan Sufa". Ky fakt eshte pohuar nga kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha i cili ka kryer inspektim te punimeve ne kete zone. Punimet ne kete segment rrugor qe lidh Unazen, bulevardin "Bajram Curri" me rrugen "Ali Demi" kane hyre ne fazen perfundimtare. Z.Basha pohoi se pas perfundimit te punimeve ne kete aks tejet re rendesishem, pritet te kete nje lehtesimin e trafikut ne qytetin e Tiranes dhe reduktim te nivelit te ndotjes. Aktualisht me perfundimin e punimeve ne kete zone ka nisur edhe mbjellja e pemeve pergjate gjithe segmentit rrugor. Zonat e gjelbra do te shtrihen dhe ne hapesirat midis godinave te banimit, ku do te vendosen edhe stola per banoret. Paralelisht po punohet edhe per heqjen e mureve rrethuese, gardheve apo telave te vendosur pergjate kateve te para te pallateve. Pas perfundimit te gjelberimit do te hidhet shtresa e fundit e asfaltit, duke hapur nje arterie te re rruge ne qytetin e Tiranes.
Kryerja e ketyre punimeve eshte paraprire edhe me shpronesime, ku bashkise se kryeqytetit i eshte dashur nje fond prej 122.7 milione leke te cilat jane perdorur per te shpronesuar te gjithe familjet, shtepite e te cileve u prishen per ndertimin e kesaj rruge. Ndertimi i ketij segmenti rrugor, i projektuar qe ne vitin 1989, do te realizohet perfundimisht pas 23 vitesh. Sipas te dhenave, rruga teresisht e re ka nje gjatesi prej 312 metrash dhe nje gjeresi prej 15 metrash (2 x 3.5 m ne cdo krah dhe brez te gjelber ne mes, 1 m). Ne dy anet e rruges jane parashikuar xhepa parkimi me gjeresi 2 m dhe trotuaret ne te dy anet e rruges do te kene gjeresi 2,5 m. Pergjate rruges do te kete ndricim si dhe eshte ndertuar i gjithe rrjeti i nevojshem i ujesjelles - kanalizimeve. Nga ana tjeter, Bashkia e Tiranes u ka lene afat deri te marten kompanive qe kane vendosur kabllot ajrore pergjate rruges "Hasan Sufa", te bejne zhvendosjen e tyre, ne te kundert do te jene punonjesit e Bashkise qe do i zhvendosin ato. Hapja prej dy javesh e qarkullimit, ndonese i kufizuar ne kete segment rrugor, ka sjelle menjehere impakt per trafikun ne kryeqytet si dhe ka reduktuar koston e qarkullimit per perdoruesit e automjeteve. Investimi ne kete rruge ka ndikuar edhe ne rritjen e te ardhurave te subjekteve te ndryshme tregtare qe shtrihen pergjate saj si dhe ne celjen e bizneseve te reja.
Ndryshimi
Ura e Lanes tek Berryli, tani me trafikndarese
Popullimi i zones tek materniteti i ri dhe me lart, por edhe ne pjesen e Freskut ka bere qe zona Lindore e Tiranes te jete e frekuentuar, dhe per pasoje te perballet edhe me nje trafik. Keshtu, gjate diteve kur reshjet e shiut kane qene te shumta nje nga pikat me te nxehta per krijimin e trafikut ka qene ajo e ures se Lumit te Lanes tek zona e Berrylit. Duke pare kete situate Bashkia e Tiranes ka vendosur te nderhyhet ne kete kryqezim. Aktualisht, po punohet per ndertimin e trafikndareses e cila do te percaktoje edhe drejtimin e makinave te cilat deri me sot shkembeheshin ne menyre te terthorte. Pas krijimit te trafikndareses do te behet edhe asfaltimi i saj.