Shoqata “Bregdeti”: Qeveria të respektojë rekomandimet e KE për pronat

Shoqatat "BREGDETI" dhe "KOMUNITETI HIMARIOT", Shoqëria Civile dhe komuniteti bregdetas nga Palasa deri në Nivic-Bubar kanë bërë thirrje per zgjidhjen e çështjes së te drejtes dhe regjistrimit te titujve te pronesise, mbeshtetur ne te drejten universale te fitimit te saj, te percaktuar ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventen Europiane te Te Drejtave Te Njeriut. Në një deklaratë për shtyp theksohet shprehimisht:
“Megjithe mesazhet dhe sugjerimet tona te vazhdueshme drejtuar Institucioneve Qendrore te Shtetit; Megjithe mesazhin e qarte te Komisionit Europian drejtuar Qeverise Shqiptare ne rekomandimin e 10-te parashtruar prej tij në "Opinionin e Komisionit mbi aplikimin e Shqiperise per antaresim në BE" (Brussels, 9.11. 2010, COM(2010) 680);Megjithe vullnetin e shprehur qartazi te shumices dërmuese te antareve te komunitetit te krahines tone per te mos zbatuar Ligjin 7501;
E drejta e pronesise mbi Token ne krahinen tone po kerkohet te zgjidhet me rregullime te pjeseshme ligjore qe:
- orientojne njohjen e titujve te pronesise mbeshtetur ne dokumente te kundra ligjeshme te shperndara nga komisionet e korruptuar te ngritura nga ligji 7501;
- injorojne Kushtetuten, Konventen Europiane te Te Drejtave Te Njeriut si edhe vullnetin e komunitetit te krahines per te mos zbatuar ligjin 7501, por per t`iu kthyer token pronareve dhe trashegimtareve legjitime si e vetmja zgjidhje e qendrueshme morale dhe ligjore.
- injorojne haptazi pamundesine e shtetit per te perballuar kostot e kompensimit te pronareve legjitime me fonde publike.
- hartohen dhe shqyrtohen me shpejtesi pa informimin, perfshirjen dhe marjen e mendimeve nga te gjithe faktoret e interesit nepermjet nje procesi transparent dhe gjithepershires, ne kundërshtim me rekomandimin e 10-te te KE.
Alternativa jone propozuar Qeverise eshte e thjeshte dhe mbeshtetet:
¢ Së pari, ne kthimin e pronesise mbi token pronareve legjitime dhe trashegimtareve te tyre, konform kritereve të përcaktuara në Nenin 41/ pika 2 të Kushtetutes se RSH;
¢ Së dyti, ne kompensimin fizik te familjeve rezidente me pak ose aspak toke ne pronesi, me toka ne pronesi te komunitetit te cdo fshati” thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se alternativa e ofruar nga ana e tyre siguron:
1. Ligjshmerine e plote te njohjes dhe regjistrimit te titujve te pronësisë;
2. Realizimin ne nje kohe te shkurtër te procesit te njohjes dhe regjistrimit te titujve te pronesise mbi token per te gjithe te interesuarit, per shkak se eliminon koston e fondeve publike per kompensime;
3. Shmangien e abuzimeve, korrupsionit dhe grabitjes se orkestruar nder vite nga komisionet famëkeqe te ngritura nga Ligji 7501;
4. Garantimin e paqes sociale dhe bashkjeteses me mirëkuptimin dhe respektin tradicional per njerëzit dhe pronen ne krahinen tone.
5. Kthimin ne origjine te nje kapitali shume te madh njerezor, intelektual e material, te familjeve bregase te larguara nga fshatrat e tyre gjate periudhes komuniste, qe duke mos qene aty fizikisht prezent ne vitin 1991, po perjashtohen nga mundesia e kthimit ne vendin e pronat e te pareve te tyre
Ndaj duke besuar se integrimi i Shqiperise ne BE kërkon nder të tjera respektimin dhe mbrojtjen e te drejtes se pronesise mbi token mbeshtetur ne nje zgjidhje perfundimtare dhe te qëndrueshme, ne perputhje me percaktimet e Kushtetutes se RSH dhe Konventes Europiane te Te Drejtave te Njeriut;
Duke besuar se KE rekomandon integrimin e Shqiperise ne BE mbeshtetur ne te njejtat vlera, principe dhe standarte me ato te komunitetit te vendeve Europiane.
Duke menduar se integrimi i Shqiperise ne BE eshte nje aspirate dhe kerkese e popullit shqiptar dhe nuk mund te trajtohet vetem si nje objektiv politik i Qeverise Shqiptare dhe i Komisionit Europian ata kërkojnë :
1. Kthimin fizik të të gjitha pronave (tokë bujqësore, livadhe, kullota e pyje) pronareve dhe trashegimtareve legjitime si e vetmja zgjidhje e ligjeshme.
2. Respektimin nga Qeveria te sugjerimeve te sintetizuara ne Rekomandimin e 10-te te Komisionit Europian mbi te drejten e prones, parashtruar në "Opinionin e Komisionit mbi aplikimin e Shqiperise per antaresim në BE" (Brussels, 9.11. 2010, COM(2010) 680);
3. Mbeshtetjen dhe angazhimin e perfaqesuesve te BE, OSBE dhe SHBA per organizimin e nje tryeze te rrumbullaket me pjesmarjen e perfaqesuesve te Qeverise dhe komunitetit te krahines tone dhe te monitoruar nga perfaqesite sa me siper;
Në vazhdim të deklaratës thuhet se nuk do të njihen aktet ligjore dhe vendimet e Qeverisë Shqiptare për çështje të lidhura me pronësinë në krahinën e Himarës, te hartuara dhe miratuara pa konsultimin e Shoqatave tona, si faktor kryesor interesi.Ndërsa përcaktohet se deri në muajin Shtator 2012 të thirret Konferenca e Jashtëzakonshme Botërore e Bregdetasve, për të marrë vendime strategjike për të ardhmen.