E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca miraton ligjin për akcizën opozita kundër

Miratohet projektligji për akcizën vetëm me votat e mazhorancës por përsëri mbetet e paqartë mënyra se si do të realizohet vjelja e tatimit që duhet të paguajë çdo individ që prodhon raki dhe verë më shumë se 100 litra në vit, të cilën e ka për qëllim shitjeje. Ndryshimi kryesor në këtë projektligj ka të bëjë me administrimin e kësaj takse e cila që prej 1 korrikut do të menaxhohet nga doganat. Sipas zv.ministrit Alfred Rrushaj ligji i ri zbut efektet e ligjit ekzistues.
Projektligji është kundërshtuar prej biznesit pasi deytron prodhuesit e pijeve alkoolike, cigareve dhe lëndëve djegëse të paguajnë akcizën e mallit që në momentin e prodhimit si dhe të lenë një garanci kapitali një vit përpara për ti paraprirë çdo shmangieje detyrimi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›