Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miraton raportin e ERE-s

Debate të ashpra janë shkaktuar në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në lidhje me raportin e Entit Rregullator të energjisë elektrike.
Opozita ka deklaruar se Shqipërisë i mungon një politikë energjitike e mirëfilltë dhe shqiptarët vazhdojnë që të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Raporti i Entit Rregullator për vitin 2011 u miratua vetëm me votat e mazhorancës.