E Shtunë, 31 Tetor 2026

Becaj apel Presidentit Dekretoni gjyqtaret e rinj

TIRANE- Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj i ben apel presidentit te Republikes te plotesoje vendet vakante te gjykates te krijuara qe prej 2 majit 2009. Rastet e perseritura qe kjo gjykate lihet me vende vakante per nje kohe te gjate na detyrojne te ngrene zerin qe kjo situate e krijuar te mos zgjase shume dhe te mos verehen raste te tilla ne te ardhmen. Ngarkesa ne ceshtjet ne Gjykaten e Larte eshte e madhe dhe ato shtohen nga njeri vit ne tjetrin. Ne kete gjykate gjykohen ceshtje te rendesishme te veshtira e delikate gjykimi i te cilave kerkon pune te madhe angazhim serioz e pergjegjesi te larte - tha Becaj. Numri nje i gjykates supreme theksoi se pavaresisht perpjekjeve qe gjykata te funksionoje normalisht ka pasur dhe zgjatje te kohes per perfundimin e gjykimit te ceshtjeve dhe mosfunksionimin e Kolegjeve te Bashkuara per unifikimin e praktikes gjyqesore. Dje gjate betimit te gjyqtarit me te ri te Gjykates se Larte Medi Bici kryetarja Becaj beri apel kreut te shtetit ti kushtoje vemendjen e duhur dhe te gjeje mirekuptimin parimor per plotesimin e vendeve vakante ne gjykaten e Larte duke theksuar qe eshte nje detyrim kushtetues qe duhet plotesuar ne kohen e duhur.
s.g/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›