Arben Grori 12 kerkesa per Avokatin e Popullit
Duke marre shkas nga shkelja e te drejtave te tyre nje grup prej 17 te denuarish qe vuajne denimin ne Burgun e Peqinit kane kerkuar ndihmen e Avokatit te Popullit. Ne nje leter te firmosur nga 17 te fortet te denuar per vepra te ndryshme penale dhe te kryesuar nga Arben Grori i denuar per vrasje kane kerkuar nderhyrjen e ketij institucioni per te ndryshuar dhe per te percaktuar qarte disa rregullore sa i perket statusit te tyre. Ajo eshte firmosur nga te gjithe anetaret e listes ku kryesisht kerkohen kushtet ne burg por nuk perjashtohet edhe hedhja e hijeve te dyshimit per sistemin e drejtesise per proceset gjyqesore.
Liria me kushtQe ne piken e pare te kerkeses nga te denuarit kerkohet te percaktohet qarte kohezgjatja e burgimit te perjetshem dhe te sqarohen se cilat jane rastet e jashtezakonshme qe i denuari me kete lloj burgimi te lirohet para kohe me kusht. Ne kete kendveshtrim nese percaktimi i kohezgjatjes se burgimit te perjetshem do te bazohet ne legjislacionet e vendeve perendimore atehere kerkojme qe kjo praktike te implementohet krejtesisht dhe jo vetem per sa i takon mases se denimit shpjegohet ne letren e derguar nga i denuari Arben Grori. Gjithashtu ne kete leter eshte kerkuar qe te shikohet edhe ulja e denimit per sjellje te mire dhe per respektim te rregullores se institucionit. Mbi kete te denuarit kane kerkuar te perfitojne te gjithe qe e meritojne pa pasur nevoje per nje proces gjyqesor dhe kjo te kryhet drejtperdrejt nga autoritetet e institucionit.
Te drejtatGjithashtu ne kerkojme qe te garantohet e drejta e cdo te denuari me burgim i cili vuan denimin ne territorin e Shqiperise qe te kerkoje ne gjykate lirimin me kusht pasi te kete vuajtur gjysmen e denimit te dhene ose 3/5 e tij. Vec kesaj te ndryshohet neni 30/2 i ligjit per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese lidhur me afatin e paraqitjes se ankimit duke garantuar te drejten e te denuarve ne Gjykaten Kushtetuese ne cdo kohe per rastet kur kjo shkelje e ben procesin gjyqesor absolutisht te pavlefshem. Nje tjeter kerkese eshte ushtrimi i kontrollit kushtetues per te gjitha vendimet penale te dhena nga Gjykata e Kasacionit qe nga muaji prill i vitit 2000 deri ne muajin korrik te vitit 2002 per shkak se gjate kesaj periudhe kolegjet e saj kane gjykuar ne seance gjyqesore me pese gjyqtare dhe nen juridiksionin e Gjykates se Larte ndonese kjo gjykate nuk ekzistonte e parashikuar ne Kodin e Procedures Penale deklarojne te denuarit ne letren e derguar tek Avokati i Popullit. Nje tjeter pike e prekur prej tyre eshte puna dhe njohja e vjetersise. Ata kane kerkuar qe te garantohet puna per te gjithe te burgosurit dhe nese kjo eshte objektivisht e pamundur shteti ti kompensoje demet e shkaktuara prej mungeses se vet duke i konsideruar vitet e burgimit si vjetersi ne pune.
ShfuqizimetNe kerkesen drejtuar Avokatit te Popullit te denuarit e Peqinit nuk kane lene pa permendur edhe nje sere rregullash te tjera per te cilat kerkojne shfuqizim. Sipas letres me 12 kerkesa te burgosurit kerkojne edhe shfuqizimin e nenit 433 paragrafi 2 te Kodit te Procedures Penale si antikushtetues per shkak se ai cenon hapur te drejten e te denuarve qe ankimimi i tyre te shqyrtohet publikisht ne Gjykaten e Larte. Nderkaq te parashikohet shprehimisht nje lloj afati per gjykimin e ceshtjeve penale te te denuarve ne Gjykaten e Larte ashtu sic parashikohet per te gjitha Gjykatat e Republikes se Shqiperise. Po ashtu te filloje procedimi penal per shkeljen e te drejtave te njeriut per te gjithe ata gjyqtare prokurore apo persona te tjere qe ushtrojne funksione publike ne fushen e drejtesise te cilet qe nga viti 1998 dhe ne vazhdim kane kryer veprime procedurale per heqjen e lirise se personit te cilat me pas kane rezultuar si te paligjshme dhe si pasoje eshte bere deklarimi i pafajesise ose pushimi i ceshtjes deklarojne te burgosurit.
DhunaUshtrimi i dhunes qofte psikologjike por edhe fizike eshte nje tjeter aspekt qe ka shqetesuar te denuarit e Burgut te Peqinit te cilet kerkojne nderhyrjen e Avokatit te Popullit. Prej ketij institucioni ata kane kerkuar te mos kete asnjehere dhe ne menyre kategorike dhune fizike qe ushtrohet ne kundershtim me ligjin ne te gjitha burgjet e Republikes se Shqiperise dhe te filloje procedimi penal per personat qe kane ushtruar ose kane urdheruar ne rastet e denoncuara dhe te pushuara ne menyre te paligjshme nga organi i hetimit. Te mos kete asnjehere ndeshkime kolektive te cilat aplikoheshin ne menyre sistematike ne burgjet shqiptare kerkohet ne leter. Ndersa per takimet speciale qe eshte nje forme e dhunes psikologjike eshte kerkuar te vendoset rregullorja e meparshme e cila percaktonte qarte kriteret dhe rregullat per keto takime. Keto 12 kerkesa te firmosura nga 17 te denuar jane derguar prane Avokatit te Popullit nderkohe qe pritet reagimi i tij per shqetesimet e te denuarve.