Shoqata e Bankave: Kolateralet opsion i fundit
TIRANË- Shoqata Shqiptare e Bankave ka reaguar me anë të një deklarate publike për ezkekutimin e kolaterelave të bizneseve në ato raste kur këto të fundit nuk kanë mundësi shlyerje kredish apo ovder-draftesh. Ndërsa shprehen të shqetësuar për vështirësinë në ekzekutimin e kolateraleve bankat sqarojnë se e ndërmarrin këtë proces pasi kanë përdorur të gjitha mënyrat e tjera për mbledhjen e huave dhe konfiskimi i aseteve të biznesit mbetet mundësia e fundit.
“Shoqata Shqiptare e Bankave kerkon mirekuptimin e biznesit dhe marrdhënien reciproke që rrjedh mes tyre në procesin e kreditimit. Bankat janë në treg për të kredituar ekonominë dhe mbështetur bizneset dhe individët, por kjo është një marrëdhënie reciproke, ato duhet të mbrojnë gjithashtu paratë e depozitorëve të tyre” – thuhet në deklaratën e bankave.
Me tej Shoqata e Bankave sqaron se procesi i ekzekutimit te kolateralit shoqërohet me mjaft vështirësi që lidhen sa me proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave që çojnë në vonesa dhe pengim të procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm aq dhe dhe me pengesa të tjera që lidhen me pasaktësi në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe mangësitë e informacionit në dosjet përkatëse të pasurive.
“Gjithë sa më sipër ndikon në zgjatjen artificialisht të procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit, dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve financiare mes bankës dhe klientit. Ndërkohë, kultivohet një mentalitet negativ: huamarrësit shpesh përqendrohen në gjetjen e mënyrave për të shmangur ekzekutimin e detyrueshëm të kolateralit në vend që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për shlyerjen e detyrimeve të tyre”,- vijon deklarata.
Duke u mbështetur në këto argumenta Shoqata e Bankave deklaron se precedentë të tillë dëmtojnë rëndë veprimtarinë e bankave, duke vendosur në rrezik procesin dhe vazhdimësinë e shëndetshme të kreditimit, aq shumë të nevojshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
(e.m/BalkanWeb)