Greqi, arrestohet shqiptari i dënuar me 11 vjet burg
TIRANË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bëri të ditur arrestimin në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Mikel Këndezi, 49- vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim personi.
Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me 23 maj të 2005 e ka dënuar shtetasin Mikel Këndezi me 11 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "rrëmbimit të personit".
Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 21 maj 1997, kanë rrëmbyer dhe mbajtur marrë peng për 18 ditë, dy shtetas grekë, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tyre një shumë të konsiderueshme parash.
Po ashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me 20 janar 2008, ka caktuar ndaj shtetasit Mikel Këndezi masën e sigurisë "arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, e kryer në bashkëpunim".
Shtetasi i mësipërm akuzohet se më datë 4 mars 1997, në vendin e quajtur Qafë Gjashtë, në periferi të Sarandës, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen efektivit të policisë së Komisariatit të Sarandës, Gjergj Mehmeti. Ndërkohë një tjetër efektiv i policisë është mbajtur peng dhe është torturuar për disa ditë nga keta persona.
(e.m/ata/BalkanWeb)