Vizat vendim unanim i 27 ministrave te BE-se

Drejt Europes si qytetare. Pas 20 vjetesh duke nisur qe nga dje shqiptaret do te udhetojne drejt kontinentit vetem me nje pasaporte biometrike. Vendimi eshte marre nga Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise se vendeve anetare te Bashkimit Europian te cilet te mbledhur ne Bruksel i kane thene unanimisht po levizjes pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. Ky eshte fundi i nje sage izolimi do te shprehej me kete rast ministri i Brendshem i vendit tone Lulezim Basha. Nje sage izolimi qe pertej referencave me diktaturen u pasurua ne vitet e tranzicionit me ate qe mund te quhet edhe si diktatura e ambasadave. Rreshta pa fund ne pritje te nje vize levizje ilegale ne kufirin me Greqine apo me gomone per ne Itali si alternativa e vetme per te ikur themelimi i nje burse te vertete informale te blerjes se vizes ndash ky skenar rraskapites ka marre dje fund per shqiptaret. Dilemat e fundit te supozuara per Francen dhe Holanden jane rrezuar ne nje votim teresisht unanim por qe gjithsesi eshte paraprire nga miratimi i mekanizmave monitorues per periudhen pas heqjes se vizave. Qytetaret e ketyre dy vendeve shpejt do te mund te udhetojne me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e BE-se qe jane pjesetare te politikes se perbashket te vizave dhe ato qe jane ne zonen Shengen. Eumlshte me rendesi shume te madhe qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina te vazhdojne ta intensifikojne fushaten informative per tu shpjeguar sic duhet qytetareve te tyre kuptimin e udhetimit te shkurter pa viza tha me kete rast komisionerja europiane per Ceshtjet e Brendshme Sesilja Malmstrom. Fjale te mira dhe urime nga partneret e Shqiperise ne nje dite qe eshte pritur gjate nga qytetaret e saj. Por edhe detyrime shtese mosrespektimi i te cilave do te sillte pasoja per shkelesit. Per te perdorur nje sqarim te bere nga sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme ne nje interviste televizive ne kete moment kemi te bejme me levizje pa viza. Ky perkufizim behet shume i rendesishem per te gjithe qytetaret shqiptare te cilet kane nisur qe tani dyndjen drejt sporteleve per tu pajisur me nje pasaporte biometrike. Nje element domethenes eshte edhe qendrimi i mbajtur nga aktoret kryesore europiane me kete rast ata qe kane qene protagoniste te procesit dhe qe me deklarimet e djeshme kane dhene nje mesazh te qarte per menyren se si edhe politika shqiptare duhet ta kuptoje aktin e 8 nentorit. Ne u dhame fund radheve te gjata para konsullatave dhe i rrezuam muret qe ndanin familjet dhe miqte. Pergjegjesia tani bie mbi te gjitha palet. Disa nga vendet e BE-se ende kane frike nga fluksi masiv i azilkerkuesve dhe banoreve ilegale por frika nuk eshte justifikuar. Njerezit qe deshironin ta linin vendin tashme e kane bere ate dhe ne dime se kriminelet nuk kane kufij vizat nuk jane kercenim per ta deklaroi dje europarlamentarja sllovene Tanja Fajon. Ajo ka kerkuar pergjegjesi nga qeverite e te dyja vendeve perfituese nga vendimi i djeshem i cili me sa po kuptohet ka pasqyruar permbushjen e kritereve teknike me nje vullnet politik te BE-se per te pranuar perfundimisht brenda hapesires se vet te gjithe Ballkanin.