Shoqata e Botuesve, libra për Luginën e Preshevës
Disa shtëpi botuese shqiptare kanë dhuruar libra shkollorë dhe letrarë për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Ata iu përgjigjën thirrjes së bërë disa ditë më parë nga lider lokalë të kësaj krahine shqiptare, në një vizitë që realizuan në Shqipëri. Në fjalën e tij Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, duke falenderuar botuesit, deklaroi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që në të ardhmen të unifikohen disa libra dhe tekste në hapësirat mbarëshqiptare.
Shtëpitë botuese shqiptare ofruan një kontigjent prej dhjetëra titujsh të ndryshëm si abetare, gjuha shqipe, libra shkollorë, artistikë, libra historikë si dhe letërsi për fëmijë, nga shkrimtarët më të shquar dhe të njohur shqiptarë.