E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia sekuestron 22 kg e 800 gr hashash dy shqipëtarëve

Policia e Janinës në bashkëpunim me atë të Athinës kanë realizuar një operacion të përbashkët për kapjen e 23 kg hashash. Pas një informacioni të marrë për kalimin e një sasie droge në kufirin shqiptaro - grek me destinacion Athinën, Policia e Janinës ka nisur operacionin për kapjen e saj. Për rrjedhojë policët e Janinës dhe Athinës kanë ndjekur një 30 vjeçar shqiptar të dyshuar, i cili strehohej në një banesë në Athinë në zonën e Peristerit në kohën kur ai është takuar me një 28 vjeçar shqiptar, i cili i ka dhënë një pjesë të drogës, që kishte sjellë, nga Shqipëria. Në këtë moment është bërë dhe shkëmbimi i 1 kg e 50 gr hashash për 650 euro, kjo situatë është shfrytëzuar nga policia, e cila ka ndërhyre dhe ka bërë arrestimin e dy shqiptarëve. Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e 30 vjeçarit uniformat blu kanë gjetur 22 kg e 800 gram hashash, 1590 euro dhe 3 celularë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›