Shqipëria, pjesë e maratonës botërore që përkujton Çarls Dikensin

British Council po promovon, me anë të një fushate globale aktivitetesh në film, teatër dhe konferenca, shkrimtarin që ende sot frymëzon njerëz në të gjithë botën, ndërkohë që Shqipëria do ta kujtojë Dikensin në film dhe letërsi.
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, do të shfaqë nga sot deri në datën 10 shkurt, disa nga arritjet më të mëdha të kinemasë britanike të bazuar në veprat e shkrimtarit të njohur.
Gjatë një konference për shtyp paraditen e sotme në “Marubi”, drejtori i akademisë, Kujtim Çashku, tha se historitë e Çarls Dikensit ishin një nga mundësitë e pakta për të njohur artin britanik në kohën e diktaturës. “Dikensi arriti të shpërthente diktaturën dhe të futej në ëndrrat e rinisë shqiptare. Kjo është arsyeja kryesore që shqiptarët kanë një lidhje të veçantë me kreativitetin e tij”, u shpreh Çashku.
Në ekranin e “Marubit” u shfaq sot filmi “Dejvid Koperfild”, një prodhim i vitit 1913, nga romani i tetë i Dikens. Sot kanë mbetur vetëm 8 minuta nga ky film, që ka qenë realizuar në 2 orë.
Gjatë ditës së sotme dhe në vazhdim do të shfaqen në “Marubi”, në kinema “Agimi” dhe “Imperial”, prodhime të tjera frymëzuar Dikensi si “Nikolas Niklebi” dhe “Oliver Tuist”.
Përkujtimi në Shqipëri i shkrimtarit, novelat e të cilit janë ende relevante për shoqërinë moderne, do të përfshijë edhe maratonën e leximit në një adresë në internet, në të cilën për 24 orë, 24 shtete të botës do të lexojnë pjesë nga 24 romane të Çarls Dikensit.
Maratona ka filluar në orën 08:00 të ditës së sotme në Australi dhe Shqipëria do të bëhet pjesë e saj në orën 21:00, ku disa nxënës nga gjimnazi “Petro Nini” do të lexojnë pjesë nga një roman i Dikensit.
Në kudër të aktiviteteve kushtuar shkrimtarit, që reflektojnë lidhjen globale të tij, në Shqipëri është ftuar dhe shkrimtari dhe kritiku britanik Ian Haidn Smith, i cili do të mbajë një workshop me studentët e filmit dhe letërsisë për Dikensin.
Çarls Dikens lindi më 7 shkurt të vitit 1812 dhe u nda nga jeta më 9 qershor 1870. Ai është një ndër nga shkrimtarët më të famshëm britanikë, historitë e të cilit janë ekranizuar në të gjitha zhanret e dramës dhe muzikës. Ai është një ndër novelistët që ka ndikuar në shoqëritë në mbarë botën.
/Start/E.B/
2012-02-07 14:05