E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatat e Bregdetit: Ushtria të na kthejë pronat

Ministria e Mbrotjes

Shoqata Bregdeti dhe Komuniteti Himarjot kanë reaguar dje kundër vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të nxjerrë në shtije të gjitha pronat e Ushtrisë në zonat bregdetare. Një fakt i tillë u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, i cili deklaroi se do të shiten të gjitha pronat që nuk përdoren nga Ushtria. Ndërkaq, krerët e shoqatave bregdetare e quajnë si absurd faktin që Ministria nuk është konsultuar me pronarët e ligjshëm të Himarës, duke marrë vendim të njëanshëm për të shitur këto pasuri të paluajtshme. Deklarata mban firmën e kreut të Shoqatës së Bregdetit, Niko Nesturi dhe Stavri Marko, Komuniteti Himarjot. Me një vendim absurd, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë nxjerr për shitje objekte ushtarake përgjatë gjithë bregdetit jonian dhe veçanërisht në Palasë, Jalë, Porto-Palermo, Lukovë etj. Pa pyetur me parë të drejtën ekskluzive të pronarëve legjitime. Asnjë banor i Himarës, që ka pasur pronësi toke ose objekti që është ndërtuar ose konfiskuar nga ushtria popullore e kohës së diktaturës, nuk duket të ketë prioritet për tu kthyer pronat e baballarëve të tyre. Me ketë rast, shoqata Bregdeti dhe Komuniteti Himarjot, denoncojnë grabitjen masive që u bëhet pronave të himarjotëve dhe banorëve të bregdetit, nga një kastë klienteliste e cila, sipas opozitës dhe shtypit shqiptar, rezulton e lidhur me pushtetin qeveritar. Ato i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të kthehen të gjitha asetet me sipërfaqet e tokës dhe godinat përkatëse pronarëve legjitimë himarjotë, thuhet në peticionin e shoqatave të Bregdetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›