Shoqëria & Kultura | 24.06.2010

Tani, kur sezoni turistik veror pritet të jetë në pikun e tij, autoritetet zyrtare në Shqipëri kanë aktivizuar një task force, që ka për mision dhe pastrimin e territoreve në zonat turistike, të cilat janë mbushur me plehra dhe hedhurina. Qeveria shqiptare përveç institucioneve përgjegjëse, si Ministria e Turizmit, ajo e Arsimit dhe e Financave, ka aktivizuar dhe forcat e ushtrisë e të policisë për ndryshimin e menjëhershëm të situatës. Në këtë përpjekje qeveria kërkon angazhimin dhe koordinimin me njësitë e pushtetit vendor.
Ferruni: "Nuk duhet ta nisim punën nga bregdeti, por nga mali
Aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Lavdosh Ferruni e quan si të dobishme ngritjen e një task force për pastrimin e vijës bregdetare, por ai thekson për DW se kjo strukturë nuk duhet ta nisë punën nga bregdeti, por nga mali. Ferruni shpjegon në mënyrë të thjeshtë mbërritjen e sasive të mëdha të plehrave e mbeturinave përgjatë vijës bregdetare.
Në çdo fshat të vendit fatkeqësisht mbeturinat hidhen në përrua
Kodrat e plehrave në vijën bregdetare turistike e kanë origjinën nga kodrat e malet e vërtetë të Shqipërisë. Që andej rrjedhin të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, që derdhen në Adriatik. Bashkë me ujin e pastër të maleve vijnë vazhdimisht ndotje kryesisht plastike, nga fakti që në çdo fshat të vendit për fat të keq hidhen mbeturinat në përrua. Përroi i çon në lum dhe lumi i sjell në det...
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Lavdosh Ferruni 1.Mr. Lavdosh Ferruni, environment expert speaking for DW.
Situata sipas Ferrunit kërkon një ndërhyrje energjike dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë të zgjedhurit vendorë me ata të qeverisjes qëndrore.
Duke organizuar Landfill-et për çdo zonë se në këtë aspekt jemi shumë të prapambetur, ndaj dhe duhet ndërhyrë fort, nëse duam që në të vërtetë të orientohemi nga turizmi.
Duhet të merren vendime të guximshme mendon Lavdosh Ferruni, duke përmendur p.sh heqjen nga përdorimin masiv i ambalazheve plastike, siç ndodh aktualisht, duke zëvendësuar ato me ambalazh të ricliklueshëm.
Grumbullimet e hedhurinave në territoret turistike kanë efekt negativ te vizitorët.
Një grua rreth të tridhjetave thotë për DW se i krijohet "një ndjesi e pakëndshme, por dhe e bezdishme. Të bie dëshira për t'u larë, për të shkruar sërish në plazh. Ndërkohë që një emigrant shqiptar nga Italia shprehet se nuk mund ta imagjinojmë dot që në vitin 2010 të kemi plehra me qese plastike, mbeturina urbane, të cilat bota e zhvilluar i ka zgjidhur prej dhjetra vitesh.
Guri: Në menaxhimin e plehrave në territoret turistike nuk mund të operohet me fushata
Eksperti i njohur i mjedisit, prof. Sazan Guri, shprehet se në menaxhimin e plehrave dhe mbetjeve urbane në territoret turistike, por dhe në tërësi të vendit, nuk mund të operohet me fushata. Ai është kundër kujtesës së autoriteteve dhe rrjeteve të shoqatave joqeveritare për të vepruar vetëm në prag të sezonit turistik. Duhet të merremi me burimin e fenomenit dhe jo vetëm me pasojën, thotë prof. Guri për DW.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Eksperti i njohur i mjedisit, prof. Sazan Guri
Pastrimi është momenti final, është për atë që ka mbetur nga kjo moskujdesje. Në këtë kuptim ky shembull është sa pozitiv ashtu dhe negativ. Sepse i bën qytetarët dembela. Unë mund ta hedh dhe është një tjetër, që vjen ma fshin. Unë mund ta bëj dhe është një tjetër nxënës, student apo një udhëtar, që mund të ma heqë Kështu që kjo për mua nuk është zgjidhje.
Përmirësimi i legjislacionit. Ndëshkime për ata, që ndotin dhe shkatërrojnë mjedisin.
Prof. Guri thotë se situata kalohet me një strategji afatgjatë. Ku gjithshka do të nisë nga përmirësimi i kuadrit ligjor. Që për ata që dëmtojnë e shkatërrojnë mjedisin të mos ketë vetëm dënime për shkelje administrative, por ndjekje penale dhe civile në raport me dëmin që cilido shkakton për mjedisn dhe komunitetin.
Ligjet shqiptare në lidhje me mjedisin janë si ato portat e jashtme të ligjeve europiane. Ne nuk guxojmë të futemi e t'i njohim ligjet e brendshme të Brukselit dhe jo më ti zbatojmë ato
Në ndërtimin e politikave të qëndrueshme dhe afatgjatë duhet të përfshihen në diskutimin për përmirësimin e kuadrit ligjor të gjitha grupet e interesit dhe mbi të gjitha të ketë një kooperim konkret mes pushtetit lokal dhe atij qëndror, thotë prof. Sazan Guri për DW. Kjo sipas tij, e bën bregdetin shqiptar, por dhe çdo rajon tjetër me vlera turistike më atraktive për vizitorët vendas e të huaj, duke shtuar të ardhurat në buxhetin lokal dhe atë qendror.
Autor:Arben Muka
Redaktoi:Angjelina Verbica