E Shtunë, 31 Tetor 2026

GaGa në luftë me prindërit?

Lady GaGa është futur në një luftë jo edhe aq të këndshme me nënën dhe babin e saj – dhe kjo krejt për shkak të motrës së saj të vogël Natali.

18 vjeçja Natali – e cila sapo ka diplomuar në shkollën e mesme – dëshiron që të ndjek hapat e motrës së saj, mirëpo nuk ka arritur që të këtë sukses të madh.

“Natali ka kërkuar që të shkojë bashkë në turneun e GaGa’s si një fillestare, dhe ka kërkuarr mbështetje”, ka thënë një burim.

“Mirëpo, prindërit e GaGa’s, Jospeph dhe Cynthia janë të shqetësuar sepse nuk dëshirojnë që vajza e tyre të ndjek hapat e GaGa’s”.

GaGa – e cila ishte në New York për të para ecurinë për skenën e turneut të saj – kanë pasur një drekë në një restorant ku ajo nuk është pajtuar me ta.

“GaGa ka dalë jashtë pas ka pasur një përleshje me babin e saj. Natali qante”, tha burimi.

“GaGa nuk flet me babin e saj tani dhe shokët janë të shqetësuar pasi që kështu ajo mund të humbet mbështetje dhe mund të këtë edhe goditje emocionale para turneut”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›