E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shoqeria civile ne Kosove u ben thirrje partive te publikojne burimet e financave

eshtja e financave te partive politike dhe burimi i financimit te tyre ne Kosove mbetet nje nder ceshtjet me te panjohura thone perfaqesues te shoqerise civile. Ne nje raport te organizates Transparency International partite politike jane identifikuar si institucionet me te korruptuara ne vend. Ne gjysmen e ketij muaji ne Kosove ka hyre ne fuqi ligji i cili kontrollon financimin e partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashme ka angazhuar nje kompani e cila po ben kontrollin e brendshem te financave te partive te regjistruara per te marre pjese ne zgjedhje thote per programin tone Valdete Daka kryetare e KQZ-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Valdete Daka KQZ Prishtine

Po behet auditimi i financave te partive politike

shte nje audit i brendshem qe ben auditimin e financimit te partive politike gjate fushatave dhe ne fund del me nje raport perfundimtar thote Valdete Daka.

Mirepo raporti i kontrollit te brendshem te financave te partive politike do te behet publik vetem pas mbajtjes se zgjedhjeve. Perfaqesuesit e partive politike garuese ne zgjedhje thone se ata kane bere transparente burimin e financimit te tyre te zyra per regjistrimin e partive politike ne KQZ-ve por nuk pranojne te japin shifra. Me te zeshmit qe kerkojne transparence nga partite politike per te deklaruar burimet e finacave te tyre jane shoqeria civile.

Partite nuk i deklarojne si duhet financat

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avni Zogiani ohu

Avni Zogiani nga organizata joqeveriare ohu thote per programin tone se subjektet politike asnjehere nuk i deklarojne drejt financat e tyre.

Nese e shohim shumen e percaktuar per fushaten zgjedhore per te gjitha partite politike ne kete vit ajo ka qene afer nje milion euro ndersa zakonisht partive te medha politike sipas llogaritjeve tona fushatat parazgjedhore u kushtojne rreth dy milion euro thote Avni Zogiani.

Zoti Zogiani thote se ndeshkimet qe i percakton ligji per mosdeklarimin e financave te partive politike jane gjoba shume te ulta dhe ne kete linje sipas tij u mundeson partive politike qe mos ti deklarojne drejt financat.

Gjoba per mosdeklarimin e financave eshte nga tre mije deri ne nente mije euro qe do te thote se eshte dhjetra here me e vogel sesa ne shtetet e rajonit. Per shembull ne Kroaci minimumi i denimit eshte 60 mije euro ndersa ne Kosove maksimumi eshte nente mije euro thote Avni Zogjiani.

Nderkohe Ismet Kryeziu nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim thote se partite politike ne Kosove edhe ne barometrat e organizatave nderkombetare jane renditur si me te korruptuarat.

Nje parlament i bazuar ne korruptimin e votes

Ne vitet e fundit termi korruptim i votes ka qene shume i pranishem. Per te mos patur nje proces te korruptuar partite politike duhet te jene transparente perballe opinonit per te treguar mbi shpenzimet e tyre qe i kane bere gjate fushatave zgjedhore. Shoqeria kosovare nuk eshte e interesuar te prodhoje nje parlament i cili eshte i bazuar ne korruptimin e votes apo ne fshehjen e parase apo shpenzimit te tyre per fushata zgjedhore thote Ismet Kryeziu.

Shoqeria civile thote se ndricimi i te hollave publike ose transparenca e te hollave qe i perdorin partite politike gjate fushatave do ta legjitimonte ne thelb procesin zgjedhor dhe do ti jepte nje besueshmeri tere procesit si ne aspektin vendor ashtu edhe ne aspektin nderkombetar.

Autor Bekim Shehu/ Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›