E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrim germadhash dhe frike per lufte - pas sulmit te Korese se Veriut

Ishte nje det ne flake kur une dola nga shtepia. Kudo xhama te thyer.

Nje granate ra ne vendin tim te punes. Une nuk e dija nga tia mbaja. Te gjithe ishin ne panik.

Tregimet e banoreve te ishullit te vogel Yeonpyeong i gjen kudo ne lajmet dhe gazetat e Korese se Jugut. Shume prej tyre i kane larguar nga ishulli per arsye sigurie. Pervec bazes ushtarake ne Yeonpyeong cakut kryesor te sulmit te artilerise koreanoveriore te marten 23.11. u qelluan dhe moren flake disa shtepi banimi. Gjate pastrimit te terrenit te merkuren 24.11. u gjeten kufomat e dy punetoreve te ndertimit ne njeren nga shtepite. Dy ushtare koreanojugore kane humbur gjithashtu jeten 18 vete nder ta 3 civile jane plagosur. Korea e Veriut pohon se ka kundergoditur pasi ishte shkelur kufiri i saj gjate nje manovre te ushtrise koreanojugore. Per te mbeshtetur kete pohim regjimi ne Phenian i vuri ne dispozicion televizionit japonez pohime te qytetareve koreanoveriore.

Popullata ne Seul - e frikesuar

Bildunterschrift Goditja e ishullit Yeonpyeong nga Koreja e Veriut

Goditja tregon se ushtria koreanoveriore do te reagoje gjithnje me goditje te pameshirshme ndaj provokimeve te qeverise marionete ne jug.

Korea e Jugut kundershton qe gjate manovres te kete shkelur kufirin e diskutueshem detar ne perendim te Gadishullit Korean. E sigurte eshte qe 13 minuta pas sulmit te pare me granata kunderqelloi ushtria koreanojugore perpara se Korea e Veriut te jepte edhe nje bresheri tjeter artilerie e cila u kunderpergjigj edhe nje here nga Korea e Jugut. Incidente te tjera nuk ka patur. Ne Seul frikesimi i popullates fillimisht ishte i madh. Kryeqyteti koreanojugor ndodhet vetem 80 kilometra larg kufirit me Korene e Veriut.

Une jam shume i shqetesur qe e gjitha mund te marre permasat e nje lufte sepse shume nga miqte e mi duhet te kryejne se shpejti sherbimin ushtarak.

Nderkohe gjendja eshte qetesuar disi. Edhe ekonomia e Korese se Jugut duket se nuk eshte aq e impresionuar nga incidenti i fundit ndermjet Korese se Veriut dhe asaj te Jugut. Nuk pati humbje te medha ne burse dhe as renie te kapitalit investues. Ndersa shume vete pas koheve pak a shume te sigurta enderrojne politiken paqesore te fillimit te ketij shekulli kur Korea e Veriut dhe ajo e Jugut u afruan me njera-tjetren te tjeret demonstrojne per nje hakmarrje te ashper luftarake

Ky ishte sulmi i pare ndaj civileve qe prej luftes se Korese. Veriu ka hedhur 200 granata mbi ishull dhe perrreth. Ky eshte nje akt kunder Republikes se Korese kunder popullit tone. Kjo nuk eshte nje perleshje e thjeshte. Ky eshte nje sulm i fresket koreanoverior 60 vjet pas fundit te luftes se Korese.

Autor Peter Kujath/Ina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›