Shoqerimi i kandidatit te PS 200 mbeshtetes opozitare ne proteste

Shoqerimi ne polici i kandidatit te PS-se per njesine bashkiake numer 6 ne Tirane Krenar Cenollari ka nxitur grumbullimin e rreth 200 simpatizanteve te opozites perpara komisariatit nr.6. Mbeshtetesit e PS-se kerkojne lenjen te lire te Cenollarit. Konflikti ka nisur gjate paradites se sotme kur deputeti i PS-se Sajmir Tahiri ishte ne njesine bashkiake nr.6 per te kerkuar listat paraprake te zgjedhesve. Kryetarja aktuale e njesise 6 Luzhiana Abazi pavaresisht se ka qene ne minibashki nuk i eshte pergjigjur deputetit Tahiri. Ne kete moment Tahiri ka mbyllur me zinxhir deren e minibashkise ne shenje proteste duke kycur brenda kryetaren Luzhiana Abazi. Kjo e fundit ka lajmeruar policine e cila ka bere dhe shoqerimin e Cenollarit. Mesohet se Cenollari e ka ndihmuar deputetin Tahiri me zinxhirin per kycjen e deres.
Partia Socialiste i beri sot thirrje drejtorit te pergjithshem te Gjendjes Civile Arman Teliti te mos vere dore mbi listen e zgjedhesve dhe te mos shtoje ne lista ata persona qe po detyrohen me force dhe me kercenimin e pushimit nga puna te ndryshojne vendbanimin Ne pergjigje te deklarates se Telitit kryetari i Komisionit te Asamblese Kombetare per Administrimin Zgjedhor njeheresh deputet i PS-se Armando Subashi tha se lista nuk po na jepet me qellimin e vetem per ta mbajtur te fshehte dhe per te sherbyer si mjet per manipulimin dhe vjedhjen e votes se shqiptareve ne 8 Maj.
I kujtojme ketij drejtori se eshte shkelje e rende e ligjit edhe me pasoja penale pasqyrimi ne lista i gjithe levizjeve te shtetasve ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile pas dates 8 Mars 2011. Eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e tij ekzistenca dhe mosfshirja e dublimeve ne lista pas dates 8 Mars 2011- theksoi Subashi
Me heret drejtori i pergjithshem e Gjendjes Civile Armand Teliti hodhi poshte akuzat e opozites se po manipulohen listat e zgjedhesve duke i quajtur deklaratat veprime te pakontrolluara dashakeqe dhe aspak kontribuese per procesin zgjedhor. Ne nje deklarate per shtyp Teliti tha se listat perfundimtare do jete e konsoliduar. Ai tha se listat mund te kerkohen dhe se cdo parti e cila ka paraqitur kerkesen per listat paraprake e ka marre ate.
Sipas Telitit garancia e listave te zgjedhesve qendron tek pushteti vendor pasi sipas tij ato jane pergjegjes per rifresikimin apo korrigjimin e tyre. Per listat e Tiranes Teliti beri fajtor kreun e Bashkise Edi Rama.
Teliti foli edhe per personat e vdekur te cilet figurojne si votues ai tha se jane marre masat e nevojshme per heqjen e emrave te tyre nga lista perfundimtare.
Me heret kreu socialist shprehi publikisht shqetesimin e tij per manipulimin e listave te zgjedhesve.