E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri juria nderkombetare shpall fitues projektin vjenez

Kompleksi i ri parlamentar do te ndertohet nga nje studio vjeneze. Ka qene pikerisht projekti me kodin 11022 ai qe ka fituar garen mes 12 projekteve per Parlamentin e ri.


Juria nderkombetare anetaret e te ciles jane ne Tirane prej dy ditesh ka shpallur sot fituese studion nga Vjena. Projekti i saj mori piket maksimale nga anetaret e jurise nderkohe qe ne vendin e dyte u rendit projekti i nje studioje nga Bolonja.

Prishja e Piramides dhe ndertimi i nje kompleksi parlamentar ne vend te saj hapi mjaft debate qe ne fillim te hedhjes se idese. Ajo gjeti kundershtimin e figurave publike dhe qytetareve te thjeshte.

Reagimi i fundit kunder prishjes se Piramides erdhi nje dite me pare nga nje figure e shquar e letrave shqipe Rexhep Qosja. Ne nje prononcim ne lidhje me kete Qosja u shpreh se vendimi per ta prishur ate eshte autoritar dhe i shemtuar e per te cilin dikush ne te ardhmen mund te mbaje pergjegjesi ligjore.


Ata duhet te dine se bejne nje krim ndaj kultures dhe qyteterimit shqiptar dhe ky krim quhet krim kunder njerezimit. Ata qe kane bere rrenime ne Dubrovnik jane nxjerre ne gjykata dhe jane denuar. Neser do kete shqiptare qe do ngrene denoncim penal ndaj monumentit historik qe e quajne ndryshe Piramida ka shtuar Qosja.

Diten e enjte do te zgjidhet studioja fituese qe ka projektuar Kompleksin e ri parlamentar. Me date 21 mars 2011 kane mberritur ne Tirane anetaret e jurise nderkombetare te cilet gjate ketyre diteve jane marre me vleresimin e 12 projekteve te Kompleksit te Ri.


Anetaret e jurise jane Johannes Ibelings Imad Hassan Mario Struzzi Agron Lufi Florian Nepravishta. Juria kryesohet nga Johannes Ibelings i cili eshte historian arti dhe botues i shume veprave perfshire Supermodernizmi Arkitektura ne Epoken e Globalizimit Arkitektura e Shekullit XX ne Hollande Planifikimi urban i shek XX ne Hollande. Ne konkurs jane paraqitur gjithsej 12 mokete te cilat mund te vizitohen ne ambjentet e Kuvendit.


Perzgjedhje e studios fituese nuk do te varet vetem nga juria e perzgjedhur. Porjekti parashikon qe nje pjese te vleresimit te jepet edhe nga opinion publik dhe ne perfundim Juria do te shpalle cmimet e Konkursit si shumatore te gjykimit te saj dhe gjykimit te publikut.


Studioja e Projektit fitues do te filloje tratativat per lidhjen e kontrates me Investitorin Kuvendin e Shqiperise per hartimin e Projektit ne te gjitha fazat e tij si dhe paraqitjen ne instancat perkatese per miratimin si dhe supervizionin e punimeve te ndertimit te objektit. Investitori ka te drejten qe te rezervoje te drejten qe te sigurohet se komentet e bera ne miratimin e projektit fitues nga Kuvendi i Shqiperise dhe Juria e Konkursit do te reflektohen gjate hartimit te projekt-zbatimit.


Ne rast se per arsye te ndryshme palet nuk bien dakord per lidhjen e kontrates Investitorit i lind e drejta te percaktoje nje nga Studiot konkurruese me te cilen do te lidhet kontrata per zhvillimin e Projektit.


Qellimi i konkursit ishte hartimi i nje projekti sa me funksional sa me i arrire nga pikepamja vellimore dhe arkitektonike i denje per rendesine dhe funksionin e objektit per nje prezantim te denje ne marredheniet me institucionet homologe si dhe te jape vlera te reja urbanistike e arkitektonike Kryeqytetit e vecanerisht aksit qendror te tij Bulevardit Deshmoret e Kombit.


Ne tetor te 2010 Keshilli i Ministrave vendosi shkaterrimin e ish muzeut te Enver Hoxhes i cili aktualisht njihet si Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori dhe ndertimin e nje kompleksi parlamenter.


Siperfaqja e parashikuar eshte rreth 38334 meter katrore ku ne 250 metra te nderteses se re do te ndertohet nje apartament pritjeje dhe banimi i Kryetarit te Kuvendit. Kompleksi parlamentar do te perbehet nga kater blloqe kryesore Blloku i salles se seancave plenare Blloku i zyrave dhe ambienteve te sherbimit Blloku i parkingut dhe ambiente te infrastruktures. Salla e parlamentit eshte e parashikuar per 140 vende me tavoline e adoptueshme per 250 vende dhe do te zere nje siperfaqe prej 500 m2.

Projekti arkitektet kunder

Shumica e arkitekteve dhe te shoqerise civile jane kunder prishjes se Piramides per te ndertuar aty kompleksin parlamentar duke u shprehur se ajo eshte nje veper qe nuk duhet lidhur me sistemin komunist. Piramida e perfunduar ne 1988 sipas vleresimeve te kohes kushtoi mbi 4 milione euro dhe eshte nje ndertese qe mund te shnderrohej fare mire ne qender kulture ashtu sic ishte menduar kur u dhane mbi 5 milione euro per ristrukturimin e saj.


Ne fillim te marsit 2010 shoqata e arkitekteve shprehu kundershtimin per kompleksin e ri parlamentar.


Agron Jano akitekt dhe pedagog i njohur dhe anetar i kryesise se shoqates se arkitekteve ishte shprehur se Nuk kishte asnje ze nga arkitektet pro prishjes se Piramides dhe ndertimit te kompleksit parlamentar ne kete zone. Parlamenti i ri eshte shume i rendesishem por ky vend ka qene i destinuar per qytetaret. I mbetemi mendimi se ky pozicion i takon njerezve qytetareve i takon rinise dhe per kete mund te behen konkurse.


Ne qershor 2007 Kuvendi shpalli fituesin per kompleksin e ri parlamentar brenda rrethimit te kryesia e Kuvendit me nje ndertese qe do te dilte mbi te. Juria nderkombetare perzgjodhi si fituese firmen Zvicerano-Shqiptare te arkitekteve Mario Campi Fabio Reinhart dhe Agron Jano. Por ai u la ne harrese.

mimet Topalli dyfishon faturat

Ne perfundim te Konkursit Komisioni do te percaktoje fituesit e cmimeve te tij te cilet
do te jene si me poshte qe krahasuar me konkursin e vitit 2007 jane dyfishuar
1. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e pare me nje vlere prej 70 000 Euro.
2. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e dyte me nje vlere prej 35 000 Euro.
3. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e trete me nje vlere prej 20 000 Euro.
Pervec projekteve fitues investitori do te njihet nje vlere per secilin nga projektet
pjesemarres si rimbursim per shpenzimet e bera.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›