E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqerite tregtare Kuvendi kthen mbrapsht ligjin e qeverise

Komisioni i Ligjeve ka kthyer mbrapsht projektligjin per Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9901 date 14.4.2008 Per tregtaret dhe shoqerite tregtare. Ligjvenesi demokrat Viktor Gumi ngriti si shqetesim rekomandimet e dhena nga BE-ja per shoqerite tregtare te cilat sipas duhet te perfshihen ne ndryshimet e propozuara. Nepermjet nje projekti te perbashket midis Ministrise se Drejtesise KLD-se dhe BE-se eshte depozituar ne vitin 2008 nje ekspertize e BE eksperteve me te mire per ligjin per shoqerine tregtare dhe ceshte e verteta nuk jane vetem keto rekomandime qe propozohen per ndryshime. Ne ate akt ekspertize parashikohen gjithsej kater arsye pse fuqishem kontestohet ai nen qe ju sapo permendet. Nuk percaktohet se cili do te jete statusi. Do te prishet shoqeria por shoqeria nuk pushon se funksionuari. Kompania duhet te futet ne likuidim. Po kush e fut ne likuidim se E dyta me cfare arsye shteti futet ne nje marredhenie. De fakto neni 230 i shoqerive tregtare sot eshte i pazbatueshem - deklaroi Gumi pas shpjegimeve te dhena nga perfaqesuesi i Ministrise se Ekonomise sipas te cilit pjesa me e madhe e shoqerive nuk e kane pershtatur statutin me ligjin per shoqerite tregtare. Eumlshte nje pjese e madhe e shoqerive tregtare qe nuk e kane pershtatur ende edhe ne baze te ligjit aktual ku parashikohet nje afat prej 3 vjetesh per ta pershtatur - tha ai. Por kreu i Ligjeve Ilir Rusmali e konsideroi te drejte problematiken e ngritur nga Gumi. Ne qofte se jemi para kesaj situate eshte plotesisht e drejte qe Ministrise se Ekonomise i duhet terhequr vemendja se po na sjell nje projektligj qe nuk ka per tu realizuar. Gjithsesi ne perpiqemi te bejme ate qe eshte me e mira per ne sot. Ne smund te ribejme ligjin - tha ai. Pas ketyre diskutimeve u ra dakord qe drafti te rikthehet ne ministri. Ndryshimet ne ligjin per shoqerite tregtare parashikojne kriteret se kur nje shoqeri aksionare me oferta private mund ta gezoje kete status dhe se kur shoqerite aksionare cregjistrohen nga Qendra Kombetare e Regjistrimit. Sipas ndryshimeve nje shoqeri aksionere me oferte private ne territorin e Shqiperise gjate regjistrimit ne Qendren Kombetare te Biznesit nuk mund te kete nje kapital me vlere me te vogel se 3 500 000 leke. Ndersa ne piken tjeter shoqerite aksionare ekzistuese me oferte private qe jane themeluar perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane te detyruara te perfundojne procedurat per regjistrimin e rritjes se kapitalit te pakten deri ne shumen e percaktuar sipas nenit 1 te ketij ligji brenda 1 nje viti pas hyrjes ne fuqi te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›