Topi dekoron ish-te perndjekurin protagonist te Demonstrates se Heshtur
Presidenti Topi dekoroi dje ish-te denuarin dhe te perndjekurin politik Vasil Dhimitri i njohur si protagonist i Demonstrates se Heshtur te mbajtur ne Tiranes 21 vjet me pare me Medaljen e Arte te Shqiponjes. Ne kete aktivitet kreu i shtetit shprehu nderimin dhe vleresimin e larte per kontributin e z. Dhimitri nder dekada ku theksoi se kjo dekorate vinte me motivacionin Per guximin dhe kurajon e treguar ne pjesemarrjen qe nga fillimet e levizjes demokratike per permbysjen e regjimit komunist dhe per qendresen ndaj torturave cnjerezore nga policia e shtetit diktatorial.Nga ana e tij Dhimitri shprehur mirenjohjen e tij per kete vleresim duke pohuar Deshiroj tju falenderoj per vleresimin qe me keni bere si nje nga protagonistet kryesore te Demonstrates se Heshtur te Tiranes qe daton afersisht 21 vjet me pare Njekohesisht dua te falenderoj dhe Shoqaten Mbarekombetare te te Burgosurve Politike te Shqiperise te cilet bene propozimin per kete dekorate Njekohesisht ky vleresim u dedikohet edhe qytetareve te Tiranes qe protestuan ashtu te heshtur pavaresisht nga masat e egra qe kishte marre ai pushtet nen presionin e diteve te fundit te tij Demonstrata e heshtur ishte levizja e pare qytetare qe nga viti 1944 kunder regjimit komunist me te eger ne Evropen Lindore - tha ai. Po ashtu dje Presidenti Topi i dergoi nje mesazh ngushellimi kolegut te tij turk Abdullah Gyl ku i shprehu ngushellimet e thella e te sinqerta per humbjet njerezore pesuar nga termeti ne pjesen lindore te Turqise. Me hidherim te thelle mesova mbi demet e medha njerezore dhe materiale ne disa qytete pas termetit ne pjesen lindore te Turqise ku humben jeten mbi 200 qytetare turq.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te thella per familjet e viktimave dhe te te humburve si dhe te gjithe popullit mik te Turqise. Ne keto caste te veshtira theksoj se populli shqiptar ndihet prane jush dhe ndan dhimbjen tuaj per kete fatkeqesi te madhe natyrore - theksohej ne mesazhin e kreut te shtetit.