Vidhnin bagazhet në Rinas, arrestohen në flagrancë
Vetëm pas 30 denoncimeve në polici është bërë mundur arrestimi në flagrancë i dy punonjësve të Aeroportit të Rinasit , të cilët dyshohen se kanë vjedhur para e sende të çmuara nëpër valixhe.
Agron Elezaj, 39 vjeç dhe Endri balliu, 27 vjeç, kishin detyrën për tu kujdesur për bagazhet e pasagjerëve , kryesisht atyre të linjave të largëta.
Sipas burimeve nga Policia e komisariatit të Riansit , dy autorët u kapën në flagrancë , pasi i kishin vjedhur një pasagjereje shqiptare që kthehej nga Londra shumën prej 3 mijë eurosh , si dhe disa bizhuteri dhe sende të çuara.
Sias Polcisë është shpallur në kërkim edhe një person i tretë , i cili meddohet se ka bashkëpunuar me dy punonjësit e tjerë.
Burime policore kanë njoftuar se ato ishin në dijeni të aktivitetit , pasi kishte 30 denoncime nga pasagjerët , por meqë vjedhjet kryheshin brenda në avion, në zonën ,ku nuk kishte kamera sigurie , policia nuk arrinte të siguronte prova për autorsinë e e ngjarjeve shkruhet në gazetën Panorama./A.XH