E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, prove per ambiciet e Dinamos

Kategoria Superiore rikthehet, pas pauzes per shkak te takimeve te ekipit kombetar, me ndeshje interesante. Tre ekipet pretendente, per te fituar titullin kampion, Tirana, Vllaznia dhe Dinamo nuk do ta kene te lehte, per te marre maskumimin e pikeve. Ndryshe nga java e fundit, te dielen dy ekipet kryesuese do te luajne jashte fushes se tyre. Tirana do te udhetoje drejt Vlores me synimin per te fituar, pavaresisht se perballe do te kete Flamurtarin, qe rrezikon renien, ne nje kategori me poshte. Vllaznine e pret i njejti fat, ne Elbasan, kurse blute do te vihen ne kryeqytet perballe Partizanit, qe i shpetoi disi rrezikut, per te rene ne nje kategori me poshte. Dinamo ndodhet kater pike pas Tiranes dhe Vllaznise, por per te mbrojtur titullin, do te kete nje prove te veshtire, ne ndeshjen derbi, ndaj Partizanit.

Kategoria Superiore

Java XXVI (E diel, 5 prill 2009, 16:30)

Ndeshja Gjyqtare

Flamurtari-Tirana (Lorenc Jemini)

Elbasani-Vllaznia (Albano Janku)

Partizani-Dinamo (Edvin Hoxha)

Besa-Lushnja (Sokol Jareci)

Teuta-Shkumbini (Remzi Sadiku)

Apolonia-Bylis (Tanush Latifi)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›