Shorti për dosjen “Gërdeci”, nxjerr Hadon gjyqtar kryesor
18/06/2009 Nis procesi gjyqësor, por mbeten ende problem mungesa e sallave, janë 28 të pandehur
TIRANË- Dosja “Gërdeci” shkon sërish drejt shortit. Dje në mesditë gjykata e Tiranës nëpërmjet shortit elektronik, caktoi gjyqtarin kryesor që do të drejtoi çështjen “Gërdeci”. Sipas shortit të hedhur është Ridvan Hado ai që do të jetë kryesues i trupës gjyqësore prej tre gjyqtarësh. Ndërsa është caktuar gjyqtari, ende nuk është caktuar data për fillimin e procesit gjyqësor që duket se do të zgjasë jo pak ditë. Është proces tepër i ngarkuar nga të gjitha drejtimet. Nga njëra anë ka një numër të madh të pandehurish që shkon në 28. Ana tjetër që e bën këtë proces pak të vështirë është edhe mungesa e infrastrukturës në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë. Në këtë gjykata mungojnë sallat e mëdha të gjyqeve. E vetmja sallë ndodhet në gjykatën civile të Tiranës, e cila në këtë rast nuk shërben për faktin se janë larg njëra-tjetrës. Është hera e dytë që dosja hidhet në short. Është duke u menduar për të gjetur sallën e përshtatshme me qëllim vazhdimin e gjyqit. Edhe vet gjyqtarët e pranojnë se janë në gjendje alarmante në këtë drejtim, por më pas shprehen se do ta gjejnë një zgjidhje që të shërbejë në të mirë të procesit. Numri i madh i të pandehurve, avokatëve mbrojtës, familjarëve dhe mediave e bënë të pamundur zhvillimin e gjyqit në sallat që janë aktualisht në gjykatën penale Tiranë. Dosja është tepër voluminoze. Ajo mban brenda emrat e 28 të pandehurve akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Kryetari i gjykatës së Tiranës pranoi dy ditë më parë kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Kreshnik Omari, për shkak të konfliktit të interesit. Dosja me 28 të pandehur si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, mes tyre ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, administratori i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë të ushtrisë shqiptare, mbërriti në gjykatën e Tiranës pak ditë më parë. Gjykata e Lartë në seancën e 22 majit 2009 vendosi veçimin e dosjes duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë ia kaloi për kompetencë gjykatës së Tiranës.
Gjyqtari e karriera
Ridvan Hado prej 10 vjetësh është gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Karriera e tij në këtë fushë është zhvilluar nëpërmjet dhjetëra proceseve gjyqësore në ngarkim të tij. Kryesisht njihet si gjyqtar i kolegjeve penale dhe pas ndarjes së gjykatës së Tiranës në civile e atë penale, ai u caktua tek çështjet penale. Ai ka kryesuar disa herë trupin gjykues për disa çështje penale. Emri i Hados doli pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ku u përcaktua një tjetër trup gjykues, që përbëhet nga gjyqtarët Shefkie Demiraj dhe Fehim Petku.