E Diel, 1 Nëntor 2026

“U përpoqëm të parandalojmë trafikun njerëzor, morëm masa”

18/06/2009  Reagon Nishani pas raportit amerikan

TIRANE- Një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i bënte mjaft kritika Shqipërisë për sa i përket luftës kundër trafikut të femrave dhe fëmijëve, ka reaguar Ministri i Brendshëm Bujar Nishani si dhe zv/ministria Iva Zajmi. Ministri Nishani vlerësoi atë çfarë thuhet në raport se në vitin 2008 qeveria e shqiptare tregoi përpjekje për t’u siguruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe asistencë. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se qeveria ka dhënë 262.000 dollarë për financimin e strehezës që operohet nga qeveria shqiptare për përkujdesjen ndaj viktimave. Ndërkohë që Zajmi tha se tashmë nuk jemi vend nën vëzhgim, por jemi një vend që ka bërë një progres të madh në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Në vitin 2008, qeveria miratoi një plan veprimi kombëtar për luftën kundër trafikut, specifikisht adresoi çështje lidhur me trafikimin e fëmijëve. Ministria e Turizmit mori drejtimin në monitorimin e kodit të sjelljes për parandalimin e turizmit të seksit për fëmijët, ku 24 agjenci turistike e nënshkruan. Ndërkaq po ditën e djeshme Ferdinad Poni ka bërë publike shifrën zyrtare të personave që kanë aplikuar për karta identiteti. Sipas tij, numri total i aplikimeve është 1.385.442 ndërsa i letërnjoftimeve të tërhequra 1.000.896.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›