E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shota: Zogu im, më i mirë se i Tunës

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare, Shota Baraliu, është shprehur për stuhinë e fundit të ngritur nga terminologjia që Tuna e ka fituar, atë të zogut më të mirë, duke e kundërshtuar këtë hipotezë. 

Shota, e cila ndonëse e ka emrin shotë, thotë se është zogu më i mirë se Tuna.

Në një intervistë për Bota Sot, ajo ka treguar se e vlerëson shumë këngëtaren shkupjane, por se zogu i saj është më i miri.

“Secila femër zogun e vet e ka më të mirin, por edhe i Tunës është fantastik sepse e vlerësoj shumë këtë këngëtare, më pëlqen muzika e saj, karakteri i saj, energjia e saj, e për zogj secila e vlerëson të vetin”, ka theksuar Shota.

Kujtojmë se Tuna i dha vetes epitetin e zogut më të mirë prej krejtve, teksa këtë ajo e bëri në këngën “Fenix” ku shfaqet në skena ‘hot’ me të dashurin Cozman.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›