E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Vetem Enveri e ka shkrire Kombetaren

Jeton Selimi
Eshte rritur mjaft amplituda e ceshtjes “Kombetare”, pasi dy dite pas akuzave te ngritura nga Kryeministri Berisha eshte e majta qe reagon, duke sulmuar kreun e qeverise per theniet e tij. Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace, e ka cilesuar si te turpshem prononcimin e Kryeministrit: “Ky eshte Kryeministri yne, te cilin nuk e meritojme, - ka deklaruar socialisti Brace, - vetem Kombetarja i kishte mbetur pa u sulmuar, si qender e mafias”.
Kur te gjithe prisnin qartesimin e situates shokuese, te majtet kane reaguar ndaj Kryeministrit Berisha, duke e etiketuar fjalorin e perdorur prej tij si te padenje dhe nismen e tij te njejte me ate te diktatorit Hoxha ne vitin 1973: “Me lejoni t’ju them qe, me fjalor te tille, me sulme te tilla apo me nje prezantim te tille nuk shfaqet as Presidenti i Kolumbise, Uribe, - ka theksuar Brace, - babai i tij politik ne 1973 ka bere te njejtin propozim dhe ka ndermarre te njejtin veprim. Pra ka mbledhur plenumin e Komitetit Qendror te Partise se Punes ne Shqiperise pas humbjes se Kombetares 4-1 me RDGJ-ne dhe ka pezulluar pjesemarrjen ne aktivitete nderkombetare te Shqiperise per 7 vjet rresht”. Ne perfundim te deklarates se tij, Brace ka bere nje paralelizem, per t’i kujtuar Berishes se situata aktuale nuk eshte me e keqe se ajo e vitit ’97, kur per shkak te situates, kuqezinjte i kane zhvilluar ndeshjet ne Granada te Spanjes. “E kane kursyer thjesht e vetem sepse eshte Kryeminister i vendit te tyre, sepse fare mire mund t’i thoshim qe flamurin shqiptar nuk e perdhosim ne, flamurin shqiptar e perdhose ti, zoteri, ne vitin ’97, kur detyrove lojtaret dhe Kombetaren e Shqiperise te luanin jashte”, mbyll deklaraten e tij deputeti socialist, Erjon Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›