Shpërthim në Pakistan, gjashtë të vdekur
"Nga shpërthimi gjashtë persona mbetën të vrarë në vend dhe të plagosurit i kemi dërguar në spital", deklaroi për Reuters Jahanzeb Khan, një oficer i lartë policie në qytetin Charssada ku edhe ndodhi shpërthimi.
Një tjetër oficer policie, Riaz Khan, deklaroi se bomba po transportohej nga një autoveturë dhe shpërtheu kur automjeti u afrua pranë pikës së karburantit.
Ofensivat e ushtrisë kundër militantëve talebanë në luginën Swat gjatë muajit prill, i kanë irrituar militantët të cilët i shtuan ndjeshëm sulmet me bomba.
Pas tre muajsh ushtria ka vrarë ose dëbuar pjesën më të madhe të militantëve në luginën Swat, çka shihet edhe si një nga operacionet e suksesshme.
Gjithashtu kohët e fundit sulmet me bomba nga ana e militantëve janë rralluar ndjeshëm, pavarësisht se arsyeja për këtë është e paqartë.