E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino, shpërthimi i gazit shemb ndërtesën

Viktima e shpërthimit, është Mario Panzica, 69 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nën rrënojat e ndërtesës është grumbulluar një sasi e madhe gazi që e bën mjaft të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar edhe një tjetër pallat aty pranë, për fat të mirë në të dy pallatet nuk kishte shumë familje për shkak të sezonit të pushimeve.

Sipas zjarrfikësve shkaku i shpërthimit është rrjedhja e gazit por mbeten për t'u zbuluar shkaqet e rrjedhjes. Për momentin nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë 69 vjeçari Mario Panzica, aktualisht viktima e vetme, që mund ta ketë provokuar me qëllim rrjedhjen e gazit.

Sipas fqinjëve, Mario Panzica jetonte në një gjendje të mjeruar familjare dhe i duhej ta braktiste shtëpinë sepse i kishin marrë pronësinë dhe e kishin nxjerrë në ankand. Ai ishte divorcuar prej shumë kohësh dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me djalin e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›