Shpallën fituesit e dramës sociale

“Juria e përbërë nga Ana Tomoviq (presidente e jurisë, regjisore teatri nga Beogradi), Biljana Srbljanoviq (dramaturge nga Beogradi) dhe Jeton Neziraj (dramaturg nga Prishtina) në një përzgjedhje të ngushtë zgjodhi 24 drama. Pas tre raunde votimi, juria unanimisht mori vendimet si në vijim. Çmimi i parë, që nënkupton ndarjen e një shume të hollash prej 5,000 euro dhe marrjen e të drejtës nga Hartefakt-i dhe Qendra Multimedia për realizimin eventual skenik të dramës në njërin nga vendet e rajonit, i është dhënë dramës “Çfarë faji ka ajo, nuk ka faj asgjë” (nën shifrën: Kad Je Keva Pekla Pitu)”, thuhet në komunikatë.
Juria gjithashtu propozon edhe katër pjesë të tjera për botim: “60 sekonda për një Beograd më të pastër” (nën shifrën: PRONTO), “Mizuri” (nën shifrën: Večeras), “Trilogjia L.U.Z.E.R.A.T.” (nën shifrën: LUZER_1) dhe “Do të duhej ta shëtis qenin“ (nën shifrën: TRI (3)).
Këto katër tekste, edhe pse shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, nga juria veçohen për shkrimin e fuqishëm autorial, ambientet autentike të cilat arrijnë t’i prodhojnë, si për tematikat dhe stilet plot risi, prandaj juria përzemërsisht i rekomandon për lexim dhe inskenim.