Shpallen fituesit e konkursit për Xhaminë në Prishtinë

Sot është marr vendim zyrtar për konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Nga 136 kompani projektuese dhe freelancer te regjistruar në konkursin për Xhaminë në Prishtinë, 81 projekte janë dorëzuar në kohë. Në mesin e këtyre konkurentëve ishin edhe shumë arkitektë dhe kompani projektuese me famë botërore.
Pas 4 raundeve të përzgjedhjes, janë eliminuar shumica e projekteve dhe juria përzgjidhi 5 projekte në rrethin e ngushtë.
Sipas jurisë asnjëri prej konkurrentëve nuk ishte meritor për vendin e parë, kështu që juria vendos që të përzgjedh dy projekte për vendin e dytë: Projekti me shifrën 21PR22 dhe 1025AC dhe vendi i tretë ti takojë: Projekti me shifrën 487DH, transmeton Urbanmag.
Juria Profesionale ka qen e përbërë nga: Amir Pašić, Naim Tërnava, Sabri Bajgora, Ibrahim Numan, Attilio Petruccioli, Muhamet Morina dhe Jusuf Xhibo.
Ndërsa, Xhamia Qendrore është menduar të ndërtohet në lagjen Dardania, në afërsi të Postës. /Indeksonline/