Korea Veriore prapë kërcënon me luftë

Forcat ushtarake të Koresë së Veriut kanë kërcënuar të martën se do të sulmojnë Korenë e Jugut nëse aktivitetet “anti-koreano verior” nuk ndalen.
Sipas medieve lokale, gjatë një demonstrate të një grupi konservativ në Seoul të hënën, është djegur protreti i liderit koreano-verior Kim Jong Il, ç’gjë ka shqetësuar veriun, raporton agjencia e lajmeve jugo-koreane Yonhap.
“Komanda Supreme e Ushtrisë Popullore të Koresë ka lëshuar të martën një ultimatum në drejtim të grupit të kukullave të Koresë së Jugut”, ka shkruar agjencia shtetërore e lajmeve në veri, duke shtuar se ushtria e konsideron djegien e portretit si një “akt të pafalshëm dhe mizor”.
Pheniani ka kërkuar që jugu t’i kërkoj ndjesë për këtë akt anti-koreano verior, dhe se do të marr masa shpagimi nëse nuk ndalen fyerjet.
Koreja Veriore ka festuar të hënën 101 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të shtetit dhe gjysit të liderit aktual Kim Jong Un./Indeksonline/