E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficerët ndërlidhës të Beogradit e të Prishtinës ende të kontestuar

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivan Mërkiq ka deklaruar se ende ka kontestime lidhur me fillimin e punës së oficerëve për ndërlidhje në Beograd e në Prishtinë sepse nuk është finalizuar marrëveshja për mënyrën e funksionimit të tyre dhe as statusi i tyre, njofton “Danas” .

Sipas tij problemi është se Prishtina insiston në për status diplomati të tyre që e kanë përfaqësuesit e vendeve sovrane sipas Konventës së Vjenës.

"Serbia, për shkaqe që dihen, nuk mund ta pranojë këtë”, ka thënë Mërkiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›