E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fituesit për universitetet, 4135 kuota boshe

Ministria e Arsimit shpalli listën e fituesve përfundimtar për në universitetet. Janë mbi 22.620 fituesit të cilët në 8 tetor nis vitin akademik 2012 -2013.

Kjo listë është për ata që janë regjisturar në fazën e parë dhe qëndrojne në këtë program ose ata që janë ngjitur në preferencat më të larta. Edlira Late, drejtoresha e përgjithshme e arsimit të lartë thotë se deri procedurat e dorëzimit të dokumanteve për të qënë student njihen nga të gjithë.
 

Nga kjo listë ka rezultuar 4135 kuota boshe për mbi 300 programe studimi. Ndërsa një pjesë e madhe e maturantëve janë drejtuar agjensisë së provimeve per paqartësisë ose kërkesat e tyre për tu shpallur në një tjetër program studimi. Alfons Harziaj, drejtori i AKP sqaron kur bëhet dhe kur nuk mund të bëhet një spostim në preferencat më të larta.
 

Numrin më të lartë të regjistriemeve e ka universiteti i Tiranës. Ndersa më shumë vende boshe ka Universitet i Gjirokastrës, i Vlorës dhe i Korçës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›