Grubjeshiç: Serbia të ndryshoj, por jo për Berlinin dhe BE-në

Serbia nuk duhet të nxitojë për të plotësuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për eurointegrim e Serbisë, Suzana Grubjeshiç gjatë një interviste për gazetën serbe “Danas”.
“Ne nuk duhet të nxitojmë. Në këtë rrugë, ne duhet ta ndryshojmë Serbinë për nevojat tona, e jo për shkak të Berlinit apo Brukselit” tha ajo.
Komentet e zyrtares së lartë të qeverisë serbe, në një mënyrë ishin jehonë e komenteve të presidentit Timosllav Nikoliç, i cili në Kongresin e Partisë Progresive Serbe, tha se Serbia “më nuk po nxitohet t`i bashkohet BE-së”.
Liderët e Serbisë thonë se vendi i tyre nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse njohja do të shndërrohej në kusht për progresin drejt anëtarësimit në BE.