E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen çmimet Pulitzer për gazetari dhe art

Gazeta New York Times ka fituar katër Çmimet Pulitzer për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës.
 
Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Wal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit.
 
Gazeta Denver Post fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado.
 
Përveç 14 kategorive të gazetarisë, Çmimet Pulitzer  u dhanë edhe për 7 kategori arti, përfshi letërsinë, ku çmimin Pulitzer e fitoi shkrimtarit Adam Johnson për serinë e romaneve "The Orphan Master's Son", me temë Korenë e veriut.
 
Çmimi Pulitzer mban emrin e  botuesit Joseph Pulitzer dhe vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›