E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen non-grata Latifi, Velcani e Lapi

Ka anuluar perkohesisht vendimin per bojkotim te kampionatit, por, gjithsesi, ka lene nje kusht per te mos shkuar deri ne masen ekstreme. Skenderbeu, i humburi i madh i superliges, ka shpallur non-grata tre gjyqtare, te cilet nuk kerkon te shortohen ne asnje prej ndeshjeve te tij. Latifi, Velcani e Lapi jane trioja e mallkuar nga korcaret, te cilet i akuzojne si pjese e manipulimeve ne dem te ekipit te Skenderbeut. Ne takimin e fundit kunder Shkumbinit, takim qe u fitua nga peqinasit 3-1, ka qene Sazan Velcani gjyqtar kryesor, i cili, sipas drejtuesve korcare, me vendimet e tij ka ndikuar ne rezultatet ne dem te Skenderbeut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›